• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i American Horror Story: Delicate

Paparazzi, Slider


Së fundmi është publikuar traileri i American Horror Story: Delicate, seriali i ardhshëm i 12-të i antologjisë.

I vendosur në një version të frikshëm të ninullës “Rock-a-Bye Baby”, traileri paraqet pamjen e parë të Emma Roberts, Cara Delevingne dhe Kardashian në karakter. Roberts, me  buzë të kuqe, heq syzet e diellit dhe sheh drejt e në kamerë, ndërsa Delevingne meqerpikë të ekzagjeruar, buzëqesh. Ndërkohë, Kardashian shihet me një fustan të zi dhe doreza të ngjashme teksa mban një fëmijë të mbuluar me një batanije të bardhë.

Gjithashtu në sezonin 12 të American Horror Story është Zachary Quinto, Alum Resident Matt Czuchry, Michaela Jae Rodriguez nga Pose, Annabelle Dexter-Jones, Odessa A’zion, Billie Lourd, Julie White, Debra Monk dhe Denis O’Hare. Nuk do të rikthehen këtë sezon kryesorët e American Horror Story, Sarah Paulson, Evan Peters, Leslie Grossman, Kathy Bates, Lily Rabe dhe Jessica Lange.

AHS: Delicate do të jetë sezoni i parë i frymëzuar nga një libër, Delicate Condition nga Danielle Valentine, i cili del  më 1 gusht.

Përshtatur nga Halley Feiffer, e cila do të shkruajë dhe mbikëqyrë të gjithë sezonin, pjesa e ardhshme ndjek një grua, Anna Alcott, e cila është “e bindur se një shpirt i keq po bën përpjekje të mëdha për të siguruar që shtatzënia e saj të mos ndodhë kurrë — ndërsa burrat në jetën e saj refuzojnë të besojnë atë që ajo thotë”, sipas përmbledhjes së librit./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *