• |
ide | kryesore

Video/ Barazim në minutën e 90+13′ e 27 penallti të goditura: ndeshja më e çmendur e Conference League

-Instant, Sport, Video
conference league


Conference League zbriti në fushë edhe skuadrat shqiptare, me Tiranën që siguroi kalimin në raundin e dytë. Por ndeshja më e çmendur ishte një tjetër. Mes Glentoran dhe Gzira ndodhi gjithçka, përfshirë golin e barazimit në minutën e 103-të, 27 penallti të goditura dhe një befasi në fund për skuadrën irlandeze.

Në raundin e parë irlandezët e Glentoran përballeshin me maltezët e Gzira. E kthimi ishte një ndeshje legjendare, për t’u mbajtur mend për çmendurinë e saj. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Gzira udhëhoqi 1-0 deri në sekondën e fundit, kur erdhi befasia. Glentoran barazoi në minutën e 90+13′. Trembëdhjetë minuta kohë shtesë vuajte dhe pastaj barazimi që çoi gjithçka në 30 minuta të tjera pambarim. Megjithatë, rezultati nuk u ndryshua dhe u nevojitën penalltitë për të vendosur se kush do të kualifikohej.

27 PENALLTI, PORTIERË QË SHËNOJNË, E TË TJERA BEFASI

E penalltitë ishin vërtet diçka për t’u mbajtur mend. Një bateri e tillë është parë rrallë në futboll. 5 penalltitë e para në secilën anë u shënuan të gjitha. Edhe ato vendimtaret përfundojnë të gjitha në rrjetë. I takon kështu portierëve të gjuajnë, por dhe ata shënuan gjithashtu. 11 nga 11 penallti nga të dyja palët.

Kështu nisi çdo gjë nga e para. Gzira goditi e para dhe shënoi. Më pas ishte radha e Donnelly, i cili tentoi me vendosmëri në të djathtë të portierit Cassar, që e kuptoi dhe e priti. Ekipi maltez nisi festën, pa u kujdesur se pas pritjes topi është ngritur lart dhe po kthehej drejt portës. Topi kaloi vijën dhe britmat e gëzimit i mbytët maltezëve në fyt.

Kështu, duhej vazhduar. Një tjetër raund me të dyja skuadrat që shënuan dhe në fund erdhi gabimi i lojtarit të Glentoran që i lejoi Gzira kalimin e turit. Pas rezultatit të përgjithshëm 2-2, ishin goditjet e penalltive 14-13, që dekretuan kalimin në raundin e dytë të Conference League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *