• |
ide | kryesore

Barcelona, anulohet miqësorja me Juventus: katalanasit goditen papritur nga një virus gastrointestinal

-Instant, Sport
Barcelona



Ndeshja miqësore mes Juventus dhe Barcelona është anuluar. Sfida ishte planifikuar për në orën 4.30 (me orën tonë) të dielën në stadiumin Levi’s në Santa Clara të Kalifornisë. Ajo do të ishte pjesë e turneut Soccer Champions Tour. Bardhezinjtë nuk do të zbresin në fushë në të parën nga tre ndeshjet e planifikuara në Shtetet e Bashkuara. Shkak është bërë një virus gastrointestinal që ka prekur disa lojtarë të katalanasve. Në këtë pikë, siç kanë njoftuar bardhezinjtë, skuadra vetëm do të stërvitet në stadiumin Levi’s.

Ishte vetë Barcelona që zyrtarizoi fillimisht anulimin e ndeshjes: “FC Barcelona informon se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës blaugrana ka pësuar gastroenterit viral”.

Lexo më tej: Barcelona, një shirit për katër kandidatë: ja kush do të jetë kapiteni i ri

Sipas katalanases ‘Sport’, virusi ka prekur rreth 10 lojtarë të Barcelonës. Kishte gjithashtu një përpjekje për të ricaktuar një afat tjetër për ndeshjen. Megjithatë, si përfundim ajo u anulua. Juventusi do të dalë në fushë të enjten më 28 korrik kundër Milan (4.30 të mëngjesit me orën tonë në Dignity Health Sports Park në Carson). Bardhezinjtë do të mbyllin turneun të enjten më 3 gusht kundër Real Madrid (1.30 me orën tonë në stadiumin Camping World në Orlando).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *