• |
ide | kryesore

Greqia shpall emergjencën nga zjarret/ Ngrihet ekipi i menaxhimit të krizave

Lajme, Planet


Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli Rodos, i përfshirë nga zjarret.

Që prej orëve të mbasdites në zonë po dërgohen qindra zjarrfikës, policë dhe ekipe shpëtimi. Vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis, fluturoi në zonën e prekur. Situata me kalimin e orëve po bëhet edhe më dramatike. Dëmet llogariten në disa qindra-milionë euro kurse autoritetet thonë se turizmi i ishullit të Rodosit ka marrë një goditje të rëndë në kulmin e sezonit turistik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *