• |
ide | kryesore

Koeficient dhe arkëtim, ja çfarë luan Partizani në Andorra: programi i të kuqve ndaj Atletic Escaldes

-Instant, Sport
partizani



Transferta në Hungari, ku BATE Borisov doli fitues 2-0 mbylli vetëm dritaren e Champions për Partizanin. Aventura europiane e të kuqve vazhdon tani në Conference League, kundër andorranëve të Atletic Escaldes. Aspak i pakalueshëm dhe tepër me vlerë, për atë që mund ti dhurojë Partizanit. Kryeqytetasit kanë nevojë për pikë, në mënyrë që të rrisin koeficientin dhe të kenë në të ardhmen një shans më të mirë në short. Dy fitore kundër Atletic Escaldes do të bënin punë në këtë drejtim. Pastaj nuk duhen harruar të ardhurat nga UEFA. Partizani arkëtoi 260 mijë euro nga prezenca në Champions. Ndërsa për raundin e parë të kompeticionit të kuqtë do të përfitojnë edhe 280 mijë të tjera. Eliminimi i zbriti në raundin e dytë të Conference League, nga ku do të rrëmbejë edhe 450 mijë euro të tjera. Ndërsa kualifikimi do të shtonte në arkat e të kuqve edhe 650 mijë euro për raundin e tretë të Conference League.

PROGRAMI DREJT ANDORRAS

Në këtë pikë, të kuqtë nuk duan të marrin një tjetër zhgënjim. Për më tepër ndaj një kundërshtari që nuk ngjan fare me bjellorusët, edhe ata aspak superiorë ndaj skuadrës së Zekic. Ndaj Partizani ka programuar një nisje të shpejtë për tu ambjentuar sa më shumë me transfertën. Një program i mirëpërcaktuar nga të kuqtë, me nisjen që të dielën në orën 04.00 duke u gdhirë data 23. Po atë ditë Zekic ka kërkuar një seancë stërvitore, edhe pse në një fushë stërvitore e jo në stadium.

Lexo më tej: Video/ Dy gola me dy goditje në portë, BATE Borisov degdis Partizanin në Conference League

Aty Partizani do të zbresë vetëm për seancën zyrtare, në datën 24 në orën 16.30. Në stadiumin Comunal Andorra la Vella, që do të mirëpresë ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League, stërvitja e kryeqytetasve do të paraprihet me 15 minuta nga konferenca për shtyp e teknikut Zekic dhe kapitenit të skuadrës. Ndeshja mes Atletic Escaldes e Partizanit do të luhet të martën e 25 korrikut, në orën 17.00. Pas takimit, të kuqtë kanë programuar kthimin për në Tiranë, me shpresën të sjellin me vete një rezultat pozitiv sportiv dhe financiar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *