• |
ide | kryesore

Video/ Partizani pa shkëlqim edhe ndaj një rivali pa trajner e me tetë mungesa: Campillos i fal golin e fitores Mba

-Instant, F1, Sport, Video
campillos



Partizani fiton, ashtu si duhej për nga statura dhe potenciali, por e bën pa shkëlqim, pa raste e me një gol të falur nga gafa e portierit Campillos. Të kuqtë dalin nga transferta e Andorras me një 0-1 premtuese në vajtjen e raundit të dytë të Conference League. Atletic Escaldes nuk bëri asgjë për të rrezikuan kundërshtarin, por gaboi në fillimin e pjesës së dytë kur Mba vendosi ndeshjen.

Zekic kishte ndryshuar vetëm me Sembene në pankinë, për kroatin e sapoardhur Kocijan. Përpara, Grezda kishte marrë vendin e brazilianit Da Silva. Rezultati, nje performancë shumë më e dobët se ajo e humbur kundër BATE Borisov. Të paktën atë ndeshje Partizani e dominoi me raste e intensitet. Ndërsa këtë herë Campillos ishte gati spektator. Kombinimet mungonin, pavarësisht se vendasit kishin ndryshuar trajner para ndeshjes e kishin larguar tetë titullarë nga skuadra.

Lexo më tej: Shorti në Nyon i shtron rrugën Partizanit, jo dhe aq Tiranës: në raundin e tretë, të kuqtë gjejnë rivalë modestë

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Christian Mba në minutën e 53’. Më shumë se meritë e një aksioni të rrjedhshëm ishte këmbëngulja e nigerianit dhe gafa amatoreske e Campillos që sollën kapitullimin e Atletic Escaldes. Mba i rrëmbeu topin portierit dhe me portën boish shënoi golin e fitores. Të kuqtë shpërdoruan raste të tjera pastaj për të mbyllur cështjen e kualifikimit. Sulmuesit e Zekic megjithatë nuk arritën të finalizonin. Tashmë Partizani do të presë javën tjetër kundërshtarët në shtëpi, me një gol avantazh e një këmbë në raundin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *