• |
ide | kryesore

Video/ Mancini i dhuroi fanellën e Romës një fëmije: reagimi i tij është prekës

-Instant, Sport, Video
mancini



Sytë me shkëlqim, lotët që zbresin si pika të mëdha dhe një buzëqeshje gjigante e stampuar në fytyrë. Ky është futbolli që duam, i aftë të japë emocione të vërteta. Tashmë thuhet shumë shpesh se bota e futbollit është thjesht biznes dhe një xhiro e pakufi parash. Por ndonjëherë, dëshmitarë të episodeve të tilla, na kujtohet se ka diçka tjetër në këtë sport. Një provë që e ofruan Gianluca Mancini dhe një tifoz i vogël i Romës, i cili u prek dhe shpërtheu në lot kur mbrojtësi verdhekuq i dhuroi fanellën.

Shpesh fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar disa emocione. Me shumë gjasa është pikërisht rasti i këtij tifozi të vogël të Romës. Në fund të ndeshjes kundër Bragës, ai i thirri brazilianit Mancini, që po përshëndeste tifozët që kishin ardhur në ndeshje. Mbrojtësi pa hezituar shkoi drejt e tek ai dhe pa pasur nevojë për kërkesë, i dhuroi uniformën. Reagimi i djalit ishte i papërmbajtshëm, siç dëshmohet nga video e postuar në rrjetet sociale të Romës.

Lexo më tej: Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini ‘djeg’ Romën, autogol e penallti e gabuar

Verdhekuqtë, si të gjitha skuadrat e tjera, kanë nisur raundin e tyre të miqësoreve verore për t’u përgatitur më mirë për Serie A, që fillon pas rreth njëzet ditësh. Roma është grumbulluar në Portugali, në Algarve. Në daljen e tyre të parë këtë sezon, ata u përballën me Bragën, një nga skuadrat më të mira në Primeira Liga. Ndeshja përfundoi në barazim, me rezultatin 1-1. Golit fillestar të El Shaaraëy iu përgjigj Bruma në fund. Por përtej rezultatit dhe paraqitjes, ajo që do të mbahet mend më shumë në këtë ndeshje do të jetë padyshim gjesti i brazilianit Mancini. Natyrisht, bashkë me të edhe reagimi i mrekullueshëm i tifozit të vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *