• |
ide | kryesore

Edhe Ardi Veliu del në bisedat e grupit kriminal: Më çau…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emri i drejtorit të Mbikëqyrjes Policore del në dosjen e grupit të strukturuar kriminal ku përfshiheshin biznesmenë, drejtues policie, prokurorë e personazhe të krimit.

Ardi Veliu që ka mbajtur për disa vite postin e kreut të kupolës së Policisë, ishte në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të Pëllumb Gjokës me lojërat e fatit, por pavarësisht kësaj, nuk urdhëroi të merreshin masa.

Kjo del nga transkriptet e ardhura nga Franca ku Oltion Bistri flet vazhdimisht me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Në dosjen hetimore përmenden fakte e rrethana ku Bistri e ka favorizuar Gjokën, duke e vënë në dijeni sa herë kishte kontrolle.

Madje ai I thoshte se kishte porositur vartësit të bënin sikur kishin ushtruar kontrolle dhe nuk kishin gjetur asgjë të paligjshme.

Ndërkohë, që për këtë veprimtari ishte në dijeni edhe Ardi Veliu, dhe kjo konfirmohet nga biseda që Oltion Bistri bën me Gjokën.

Shefi i Operacionales i thotë “S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë me çau… I thashë e lë punën se i kam dhënë llafin dhe s’e heq”.

Bistri e këshillon Gjokën të mos e hapë aktivitetin kur ka kontrolle e i kërkon gjithashtu që të mos njoftojë njeri tjetër pasi i shkakton probleme.



8 Comments

  1. Kjo s’ka rendesi fare. Shoku Enver kurre nuk dinte c’i benin ata te poshtrit pas shpine.
    Plus qe keto ndodhin kudo, behen edhe filma…….

  2. po pra çudi e madhe! si ka mundesi qe politika krimi dhe policia jan nje dhe te pa ndara!!!!! ikni a te vrare…

  3. Si tha Rama, se peshku qelbet nga koka è. Te gjitha kokat qenkan qelbur ne kete te mallkuar Shqiperi???? Vetem peshakaqeni akoma nuk eshte qelbur. Kujdeset mire Luca, è lan e kripos(me droge) cdo dite qerratai.

  4. Kur u bë deti kos, pse mos t’a marri edhe ky një lugë e t’a mbushi… Kap çfar të kapësh dhe lërja tjetrit topin në derë.

  5. Ky Ardi Veliu sa erdhi Tao Tao minister nuk la postim te tij pa bere Share. Jane ne nje mendje me Ballen per te bere leke dhe per te shantazhuar Rrumbullakun.
    Te shohim a do i lejoje Amerika tja fillojne me prishje provash….

  6. “Urimet më të përzërmta kryetarit të PD Lulzim Basha.

    Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD Lulzim Basha i cili u zgjidh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarët e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri

  7. TA COJME TE ZEVENDESOJE VELIU,,, N. MBASI KA FITUAR TE TERA ZGJEDHJET, TANI VETEM TE BEHET KRAHU DJATHTE I RAMES, E BADIGARDET MBETURINA QE KA TI PUNESOJE E TE FORCOJE KETE MENXYRE PUSHTET. LUM PER KETA DEMOKRATE, SE SA HORIZONT DEMOKRATIK QE PASKAN PATUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *