• |
ide | kryesore

Vodhën 14 banesa duke përdorur, një në pranga, tjetri në kërkim

Lajme, Të fundit


Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi vodhën 14 banesa duke përdorur çelësa të klonuar. Policia njofton se ka dokumentuar 14 rastet dhe ka sekuestruar çelësat. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale, blutë kanë marrë edhe pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

I arrestuari është shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Në kërkim  u shpall shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman.


1 Comment

  1. Te gjithe jane nga familje te ardhur nga rrethet,provincat.Nuk ndryshojne sepse ashtu jane rritur,me te tille njerez jane rritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *