• |
ide | kryesore

Dhuna në Hamallaj/ I përfshirë shoferi i Lindita Nikollës, qëlloi me armën e shërbimit

Lajme, Të fundit



Në dhunën e ushtruar ndaj familjes Kaçi në Hamall të Durrësit është përfshirë edhe punonjësi i gardës Martin Nikolli, i cili me detyrë dyshohet se është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punohet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

https://lapsi.al/2023/07/30/sherr-mes-dy-fiseve-ne-hamallaj-dhunohen-anetaret-e-nje-familjeje-1-ne-gjendje-te-rende/

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

 



5 Comments

  1. Shfaqja e Lulzim Bashes si kryetar i PD e bën atë të ndjehet i poshtëruar.
    Ndoshta për kaq ja vlen ta durojmë të gjithë këtë rizgjedhjen e Lulzim Bashës sot.
    Çdo lëvizje politike zgjidh një çështje dhe kjo zgjidh çështjen e heqjes së monopolist të Sali Berishës mbi opozitën.Sa kar tregohesh o lapsexhi dyshohet qe eshte shofer i lindita nikolles shkruan ti o gazekar

  2. Epo keshtu e ka ndare rilindja vendin, me klane, familje e fise. Pse te mbaruar jane Nikollat, te mbeteshin mbrapa Rrajave thoni ju

  3. O i pa emër i 12:52.Jo vetëm është por për nga mbiemri janë dhe kushërinj.Ka dit ça ka zgjedh kryetarja e kuvendit. Njerëz të egër se ndoshta ndjen peshën e situatës dhe të operimit të saj në drejtimin e kuvendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *