• |
ide | kryesore

Rilindja nxjerr prap shkopat e bejsbollit/ Shoferi i Lindita Nikollës qëllon me armë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Sherri ne Hamallaj



Nëse rrahjet masive vazhdojnë me këto ritme nuk është çudi që simboli i mandatit të tretë të Rilindjes të bëhet shkopi i bejsbollit. Ngjarja që ka ndodhur këtë paradite në fshatin Hamallaj në Gjirin e Lalzit është një tjetër dëshmi se socialistët e kanë të pamundur t’i mbajnë nën fre të fortët, që gjatë fushatave i përdorin për të mbledhur vota. Kësaj radhe është shoferi i Kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla i përfshirë në një skandal të ngjashëm me atë të Rrajave.

Sherri ka nisur me pyetjen tradicionale “Pse sheh?” drejtuar të moshuarit Pjetër Kaçi që po kalonte në rrugën që të çon në shtëpinë e tij. Për këtë rrugë, dy familjet, Kaçi dhe Nikolla ishin në një konflikt të vazhdueshëm.

Drejt burrit të moshuar, plot 80 vjeç, janë afruar tre djemtë e familjes Nikolla, me shkopa bejsbolli në duar. Me të parë babain e tyre, kanë vrapuar edhe djemtë e familjes Kaçi dhe këtu ka nisur përplasja.

Gjatë sherrit Martin Nikolla, punonjës i Gardës dhe shofer i Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikollës nuk ka ngurruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë. Antarë të familjes Kaçi thanë se ai qëlloi për t’i vrarë.

“Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë “Pse sheh nga shtëpia ime?” dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kanë dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas” është shprehur për mediat Paulin Kaçi.

Paulin Kaçi duke folur per mediat pas sherrit
Paulin Kaçi duke folur per mediat pas sherrit

Por banori i zonës, jeta e të cilit ka qenë në rrezik ditën e sotme tregon se pas dhunës sistematike që i vinte nga fqinjët ishte mbështetja për shkak të njohjeve politike. Nga ato që thotë Kaçi, historia është një paralele e frikshme me atë që ndodhte në Krujë.

“Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, siç është zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, është shprehur për mediat Paulin Kaçi.

Rrobat e gjakosura te familjes Kaçi pas goditejeve me shkopa bejsbolli
Rrobat e gjakosura te familjes Kaçi pas goditejeve me shkopa bejsbolli

Menjëherë pasi është informuar për veprimet e Martin Nikollit, garda e ka shkarkuar atë nga detyra. Vëllezërit Nikolli janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Sherri në Hamallaj nuk është një grindje banale. është historia që përsëritet në periferi, atje ku të fortët e Rilindjes janë shteti. Lidhja e drejtpërdrejtë me kupolën e Rilindjes dhe ndihma që i japin për vota në fushatë u jep krahë për të dhunuar banorët e tjerë. Mjetet janë po ato të Rrajave; pistoleta dhe shkopa bejsbolli./Lapsi.al



33 Comments

  1. Emo si bejn edhe keta..per ca shkopa..haaa prisni oreeeee akoma akoma nuk keni par gje. Hajt te na rroje pushteti, media dhe drejtrsia me nkrye Sorra

    1. Ju b… q… e Lapsi. al po vertetoni cdo dite e me shume se jeni ne sherbim te Sali komunist kriminel non grates. Rilindja deri tani nuk i ka dal ne mbrojtje askujt por perkundrazi inkurajone drejtesine te kryej detyren pavaresishte se kush eshte personi. Sali komunisti i kercenonte prokuror & gjyqtar te mos i denonte njerezit prane tij sic beri psh. me Ilir Meten, Lulzim Bashen, Fatmir Mediun etj.

      1. Bythqirat e Sorrosit dhe te LGBT jeni ju mbetjet toksike re Rilindjes. Ju duheni djegur dhe zhdukur te gjalle

      2. Po kryehajduti me thonj te prere iku me Meten hongri njalaaaa ne 2013 , mbasi boni revolucionin e 21janarit !!!!!!! Mbasi u lut “Just do it” atij qe vdiq me nxjerr videon e gimit !!!!! Gjiknuri ne amerik tu pi vere me mediun !!!!! Luli eshte cuni mir , i mori na 13mln demshperblim !!!!!! Ska burra ky shtet se Po harrohet arqen hamutaj se jeni si parti rishkerdhimi per burg .

      3. Pothuajse pdo ditë shpërthejnë skandalet e aferat korruptive të qeverisë Rama që mender me thënë po qeveris që prej 11 vitesh, e këtu vazhdon avazi se të gjitha fajet i ka Saliu.”
        “Ka vrarë Saliu 4 vetë në 21 janar”
        Keni fakte se “Saliu” ka marë koburen e ka vrarë 4 protestues “paqësorë” në 21janar ?
        Janë vrarë në rrethana të dyshimta nga Garda gjatë një proteste tepër të dhunëshme, e një gardisti i zjarrit u shpërblye nga organizatori i dhunës, dymetroshi duje u emëruar si kryetar i PS në Mat.
        A nuk u vranë në Washington katër protestues të dhunshëm në Kapitol ?
        Nuk dijmë që Presidenti i i zgjedhur Biden të jetë akuzuar si vrasës, përkundrazi po gjykohet organizatori i protestës, ish presidenti Trump.
        Në cilindo shtet të botës , nëse godina qeveritare sulmohet me dhunë, Garda që e ka për detyrë ta mbrojë ate institucion, sipas regullores , shtin në ajër e nëse dhunuesit vazhdojnë, qëllojnë edhe me armë .
        Është hetuar e gjykuar nga drejtësia 21 janari, edhe me specialistë të huaj të kriminalistikës, e askush nga këta nuk ka dalë me akuzën se paskej qenë “Saliu” që ka zbrazur koburen..
        Ndërkaq ka 11 vite që si pasojë e shtimit të bandave të trafikut të drogës me kanabizimin e gjithë Shqipërisë nga qeveria Rama, për çdo javë kronika e zezë e mediave përmend vrasje policësh e banditësh midis tyre por aksidentalisht edhe shqiptarë të pafajshëm, deri edhe fëmij.
        Nëse do të mblidhnim numurin e viktimave të kësaj qeverisje të kanabisit për 11 vite, sa do të na dilte shifra ?
        Mund të numërohen qindra viktima, në mos njëmijë.
        Atëhere a mos duhet të themi se Edvini ka vrarë njëmijë shqiptarë ?
        Sigurisht që jo pasi ata kanë vrarë njeri tjetrin e vazhdojnë të vrasin, ama nëse pas kësaj Rama na del me vendimin e legalizimin e kanabisit, kjo do të thotë se ai është autor i trafikut të drogës, e ka përgjegjësi edhe penale për gjithë këto vrasje.
        Sa për Berishën, nuk më duket çudi që shumica e mediave të lidhura me Ramën e gazetarë me të kaluar komuniste e mbështesin ate.
        Hileja është e dukëshme.
        Duke mbajtur Berishën në krye të opozitës si non grata nga Perëndimi, Rama e ka të lehtë të shkatërojë PD.
        Ramës i intereson edhe që disa media sulmojnë Bashën duke mbështetur akuzën e Berishës për te, se ai paskej qenë peng i Ramës.
        Berisha “non grata” e Basha “peng i Ramës”, antarët e PD janë çoroditur e nuk dijnë nga tja mbajnë.
        Ky ishte objektivi i intrigës së përbindëshme të Ramës me të cilin ja arriti qëllimin të shkatërojë PD, e të gjorët shqiptarë thonë se fajin e ka opozita që fiton Rama
        Është tjetër punë se a e meritonte apo jo Berisha non gratën e këtë do ta zbulojë koha e drejtësia.

      4. Puna eshte se po u behen shume nga keta. Dhe kjo qe nuk i mbrojne eshte genjeshter. I kane mbrojtur sa kane mundur, por tani jane aq shume, i bejne aq hapur dhe po ua kapin nderkombetaret, prandaj nuk i mbrojne dot me, jo se nuk duan

    2. Mesa lexova Lindita kishte thënë që policia dhe pastaj drejtësia të bëjnë punën e tyre pa pyetur çfarë pozicioni ka apo ka patur personi në fjalë. Ky standard, që është i padëgjuar në kohën e qoffëlargut Sali Berisha, duhet të jetë standard për të gjithë pushtetarët. Pastaj secili në kokë të vet për veprimet e veta.

      1. Pothuajse pdo ditë shpërthejnë skandalet e aferat korruptive të qeverisë Rama që mender me thënë po qeveris që prej 11 vitesh, e këtu vazhdon avazi se të gjitha fajet i ka Saliu.”
        “Ka vrarë Saliu 4 vetë në 21 janar”
        Keni fakte se “Saliu” ka marë koburen e ka vrarë 4 protestues “paqësorë” në 21janar ?
        Janë vrarë në rrethana të dyshimta nga Garda gjatë një proteste tepër të dhunëshme, e një gardisti i zjarrit u shpërblye nga organizatori i dhunës, dymetroshi duje u emëruar si kryetar i PS në Mat.
        A nuk u vranë në Washington katër protestues të dhunshëm në Kapitol ?
        Nuk dijmë që Presidenti i i zgjedhur Biden të jetë akuzuar si vrasës, përkundrazi po gjykohet organizatori i protestës, ish presidenti Trump.
        Në cilindo shtet të botës , nëse godina qeveritare sulmohet me dhunë, Garda që e ka për detyrë ta mbrojë ate institucion, sipas regullores , shtin në ajër e nëse dhunuesit vazhdojnë, qëllojnë edhe me armë .
        Është hetuar e gjykuar nga drejtësia 21 janari, edhe me specialistë të huaj të kriminalistikës, e askush nga këta nuk ka dalë me akuzën se paskej qenë “Saliu” që ka zbrazur koburen..
        Ndërkaq ka 11 vite që si pasojë e shtimit të bandave të trafikut të drogës me kanabizimin e gjithë Shqipërisë nga qeveria Rama, për çdo javë kronika e zezë e mediave përmend vrasje policësh e banditësh midis tyre por aksidentalisht edhe shqiptarë të pafajshëm, deri edhe fëmij.
        Nëse do të mblidhnim numurin e viktimave të kësaj qeverisje të kanabisit për 11 vite, sa do të na dilte shifra ?
        Mund të numërohen qindra viktima, në mos njëmijë.
        Atëhere a mos duhet të themi se Edvini ka vrarë njëmijë shqiptarë ?
        Sigurisht që jo pasi ata kanë vrarë njeri tjetrin e vazhdojnë të vrasin, ama nëse pas kësaj Rama na del me vendimin e legalizimin e kanabisit, kjo do të thotë se ai është autor i trafikut të drogës, e ka përgjegjësi edhe penale për gjithë këto vrasje.
        Sa për Berishën, nuk më duket çudi që shumica e mediave të lidhura me Ramën e gazetarë me të kaluar komuniste e mbështesin ate.
        Hileja është e dukëshme.
        Duke mbajtur Berishën në krye të opozitës si non grata nga Perëndimi, Rama e ka të lehtë të shkatërojë PD.
        Ramës i intereson edhe që disa media sulmojnë Bashën duke mbështetur akuzën e Berishës për te, se ai paskej qenë peng i Ramës.
        Berisha “non grata” e Basha “peng i Ramës”, antarët e PD janë çoroditur e nuk dijnë nga tja mbajnë.
        Ky ishte objektivi i intrigës së përbindëshme të Ramës me të cilin ja arriti qëllimin të shkatërojë PD, e të gjorët shqiptarë thonë se fajin e ka opozita që fiton Rama
        Është tjetër punë se a e meritonte apo jo Berisha non gratën e këtë do ta zbulojë koha e drejtësia.

    3. Por ama ka një diference shume të madhe mes (budigardit të Lindites?) që ështe shkarkue dhe arrestue direk. Dhe atyre të familjes së Sali Berishes. Budigardat e familjes Berisha, si Sali Lusha, Florjan Hoxha me shoke rrinin dhe qellonin me arem dhe një kamajer, se pse nuke u Kishte nderrue tavllen e duhanit në kohe. Dhe policija nuke kishte as kurajo që ti merret në pytje, le më që ti arrestonin. Pa varsisht se unë nuke kame as një lloje rrespekti për Edi Ramen, se pse Rama, ështe Erdoganit Turk, lindor, njësoj si Saliu. Por për sa i perket dhunes, hajdutrise dhe brrutalitetit, Saliu bashke me familjen dhe njerzit e ti jane komplet primitiv-Taliban. Dhe nuke krhasohen fare me Rilindjen. E verteta duhet thëne.

      1. Ka “lapsuse” në drejtshkrimin e shqipes por kur këto “lapsuse” përsëriten, kemi të bëjmë me injorancën , mosnjohjen e rregullave të shkrimit të gjuhës sonë.
        Ky komentues me nick name “E verta duhet thënë” , e nis me një lapsus por më tej e tregon injorancën e njohjes së shqipes , kur në vend të fjalëve “me armë”, shkruan “me arëm”.
        Po a mund ti vihet faji këtij e të tjerë komentuesish që nuk dijnë rregullat e shkrimit të gjuhës shqipe, kur që në titujt e shkrimeve të mediave e portaleve, ndesh gabime të tilla nga mosnjohja e regullave drejtshkrimore ?
        Fjala “shkop” i përket gjinisë mashkullore pasi e shquar shkruhet “shkopi”.
        Në shumës, detyrimisht kjo fjalë duhet të shkruhet “shkopij” e jo “shkopat”.
        E njejta histori edhe me emrin e kontinentit ku bëjmë pjesë.ku disa e quajnë “Europa” e të tjerë greqisht folës “Evropa” apo evro në vend të euro.
        Gjermanët e shkruajnë Europa dhe e lexojnë Ojropa pasi kanë si rregull që bashkimin e zanoreve “eu” , ta shqiptojnë “oj” por shqipja meqë hyn në gjuhët e vonëta neolatine të shkruara, ka një avantazh që fjalët shqiptohen ashtu siç shkruhen.

    4. Kot humbni koken, kot merreni me te, kjo pocaqia fundamentaliste katolike, ne sherbim te Vatikanit, eshte e paprekshme sepse mbrohet nga Vatikani, prandaj, jo te marrin para per punesim (kur ishte ministre) apo te qellojne me arme shoferat e saj, kete pocaqine se gje gje, thene shqip, kjo Dranija, nuk e rruan fare, pislikun e palare, KAQ!

    1. Si Baballarët dhe këta të sotmit. Kështu silleshin kur në pushtet erdhi PK dhe tani me vazhduesit e PP dhe PS nën petkun e rilindjes!!Nuk ndryshojnë.Dhunues sikur dhunues tani!!

  2. Sigurisht Berisha si makiavelist në natyrën e tij kishte përdorë shantazhin ndaj tyre për çfarë ai kishte në dorë për bamat e tyre. Mesa duket, për ndonjërin kishte vidio si gej, pasi vetë Berisha e thirrte peder, për tjerët ndonjë pallat pa leje e kështu me rradhë. Tani për t’u tregue kone të bindura të tij sakëlldisen, tjetërsohen, shkarraviten, djersiten e në fund do shkërmoqen si ai që i drejton në ate tunel pa dalje.Punonjes garde nuk do te thote qe eshte shoferi i lindites

  3. Keta pushtetar kemi. Por shyqyr qe vepron ligji, se me para as te merrte njeri seriozisht per nje te rrafme. Keshtu qe shoke shikoni punet tuaja, kalamanj tuaj, dhe mos u hapni bythe shume.

  4. Ca e ka Linditen Martini se ngjanin shume?

    O Martin, po ke zbrit ne fushe mor i dashtun. Nuk je me ne malci. A e ke pa nje relievi eshte i sheshte dhe jo me maja e cepa?

  5. Martin Nikolli ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.Nuk ka qene asnje dite shofer i kryetares se kuvendit,nuk behesh opozitar me kete shpellkarin qe Ndrea e solli ne fushe

  6. Po ju pse lodheni kot te shkoni neper periferira. Ju keshtu keni Tiranen te pushtuar dhe kontrolluar nga bandat. Ne cdo zone dihen kush jane te fortet qe bejne ligjin e populli i shkrete as e merr guximin te ankohet se policet hane, pine e ndajne parate me ta. Kur shteti nuk ve dot rregull ne kryeqytet, cfare prisni ne hamallaj. A e keni pare qe s’ka mbetur trotuar, bahce, lulishte e prone publike pa pushtuar? Me thoni nje qytet ne Evrope ku zihen vendet e parkimit me bidona, shishe, karrige, vazo lulesh e gjithfarlloj menyrash a thua se ua ka lene babai. Shteti eshte vetem per te bere pallate shumekateshe qe te fitojne ata lart, pa popullit vari qillot se prape per ta do votojne, po e patem me dy mendje u nxjerrim Salen ti trembim e vene delet vete te kutia

  7. Kot humbni kohen, kot merreni me te, kjo pocaqia fundamentaliste katolike, ne sherbim te Vatikanit, eshte e paprekshme sepse mbrohet nga Vatikani, prandaj, jo te marrin para per punesim (kur ishte ministre) apo te qellojne me arme shoferat e saj, kete pocaqine se gje gje, thene shqip, kjo Dranija, nuk e rruan fare, pislikun e palare, KAQ!

  8. arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet.fiks Popull cecen i salihut

  9. Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit që rrezikon të djegë Shqipërinë

  10. Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit.

  11. Ketij mileti mire ti a bejne.E cfare i gjeti kriminelet e kuq pas asaj qe i bene ketij populli? Asgje ! Enver qenin e vajtojne akoma,hetueset e diktatures jane ne pozita kyce te pushtetit e delet vazhdojne votojne flamen e kombit rilindjen e Edi Rames qe po i kthen themelet permbys ketij vendi.Kur i gjati thote se nuk keni pare gje akoma,ka te drejte.Me thelle do tju hyje ai qe s thuhet dele te dashura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *