• |
ide | kryesore

Video/ Tirana tronditet, Besikas në kthim me dy milanistët Rebic e Messias: “I lumtur që jam këtu”

-Instant, Sport, Video
messias



Pas katër sezonesh me kuqezinjtë, Ante Rebic i thotë lamtumirë Milan dhe Italisë. Sulmuesi kroat fluturoi në Turqi për të veshur fanellën e Besiktast dhe për të nisur një aventurë të re. Rebic do të udhëtojë me skuadrën për në Tiranë, në kthimin e raundit të dytë të Conference League. Bashkë me kroatin, bardheblutë mund të gjejnë kundërshtar edhe një tjetër sulmues të Milan, Messias. Braziliani është pranë firmës me Besiktas. Turqit kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë në “Vodafone Park” dhe në “Air Albania”, Shehi e të tjerët përvec rezultatit duhet të bëjnë llogaritë edhe dy milanistët.

Me të mbërritur në Stamboll ai u përshëndet nga një grup tifozësh bardhezi dhe deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dua të takoj ekipin sa më shpejt. Do të vesh fanellën me numrin 7”. Një marrëveshje përfundimtare me vlerë 500,000 euro plus bonuse që mund të shkojnë deri në 2 milionë. Një operacion i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët kanë kursyer rreth 9 milionë euro që nga lamtumira e ish-Eintracht.

Katër sezone në dritë-hije në Milano për kroatin, i cili shënoi gola të rëndë duke luajtur kryesisht në të majtë. Por shumë shpesh ai u godit nga dëmtimet derisa përfundoi nga titullar në fund të skuadrës. Bashkë me të, në Turqi së shpejti mund të shkojë edhe Junior Messias, në dalje pas blerjes përfundimtare të verës së kaluar. Milan dhe Besiktas po kërkojnë gjithashtu një marrëveshje për brazilianin që shkon në skadencë në vitin 2024. Klubi turk ka paraqitur ofertën e parë zyrtare prej një milion eurosh, kërkesa e Furlani është të paktën tre milionë. Ka distancë, por edhe ekziston vullneti i klubit turk për të bërë një ofertë të përmirësuar në orët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *