• |
ide | kryesore

Beleri shkon në gjyq, reagon Athina: Po i shkelen të drejtat

Arkiva, Lajme, Të fundit
athina, Beleri


SPAK njoftoi këtë të martë se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Fredi Belerit, kandidatit fitues në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Himarës. Për këtë vendim ka reaguar menjëherë edhe Athina zyrtare. Sipas “Protothema”, Ministria e Jashtme e Greqisë po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes dhe vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë.

Sipas ministrisë së jashtme greke, Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe e prezumimit të pafajësisë që “Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet ta respektojë rreptësisht”.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologen e tij shqiptare në bisedën e tyre të sotme telefonike”, – theksoi Athina zyrtare.

Së bashku me Belerin në dosjen për gjykim për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje SPAK ka dërguar dhe Pandeli Kokaveshin. Ky i fundit i liruar nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “Nga të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave dhe te akteve të ekspertimit kompjuterik, për SPAK është provuar dyshimi se kryebashkiaku i zgjedhur i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 euro për çdo person që ai do të gjente dhe që në zgjedhje të votonin pro Belerit në krye të bashkisë Himarë” – thotë SPAK.

Shuma e premtuar për 1 votë sipas prokurorisë është dhënë nga Beleri përmes mikut të tij gjithashtu të vënë nën akuzë Pandeli Kokaveshi, me këtë të fundit që i ka dhënë Arsen Ramës 8 kartmonedha 5 mijë lekëshe për 8 vota. Si këmbim atij iu  premtua shpërblimi prej 300 eurosh. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan nga policia 2 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 majit. Përfaqësuesi i opozitës, i propozuar nga PBDNJ fitoi me 19 vota diferencë përballë kandidatit socialist Jorgo Goro. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Gjate gjykimit te ketij belerit kriminel grek do deshmoje dyshja kriminale salih metaj,shpetoje njehere meta kur u kap me video,por tani ka spak dhe ky beleri u kap duke blere vota,burgu e pret,politika grek po ben sikur i dhimbset ky beleri e shtrydhen dhe tani e plasin ne burg me duart e shqiptareve

    1. fred bejleri ne burg.edvin jevgjiti ne burg.veliaj katunari ne burg.sorros shurraqi ne boten tjeter.bythqiri i vogel sorros “non grata”.

  2. Si mendoni ju që Rama kryemafiozi që me aferat korruptive që po dalin përditë,me vjedhjen kolosale të zgjedhjeve dhe pikërisht në ato qytete ku tradicionalisht fitonte e djathta do të linte perlën Himarë që e kishte fituar prej kohësh të djathtës e për më tepër Belerit??Pra e gjitha është makinacion dhe për këtë dhe një injorant e kupton e jo Greqia që politikën e saj të gabuar e ngre në një vepër kriminale të Ramës dhe për këtë s’ke ç’i thua.Dhe t’a dini e mos e konsideroni të lehtë që reagimi i saj do jetë dëm i rëndë për Shqipërinë e jo për Ramën që s’do t’ja dijë.Ai do Himarën për t’a vjedhur në pasuritë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *