• |
ide | kryesore

“Qasja ndaj Serbisë nuk po funksionon” letra e diplomatëve europianë për administratën Biden

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarë të lartë nga SHBA dhe BE, me anë të një letre drejtuar tre kryediplomatëve të SHBA-ve, BE-së dhe Britansë së madhe bëjnë thirrje që të kenë një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe konkretisht ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç, sa i përket procesit të ndërmarrë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth, Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të parlamentit britanik dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ata kanë bërë thirrje të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Lajmi u bë publik nga Kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth, ku i bëhet thirrje që të kthehet ekuilibri në proporcionaliteti në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

“Qasja nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë të mësojë nga e kaluara dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politike ku në qendër të Ballkanit është Beogradi. Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it, tregojnë mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike” tha Michael Roth, kreu i komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut:.

Ndersa dënojnë dhe përpjekjet e Serbisë përsa i përket çeshtjes së zgjedhjeve në katër komunat e vendit.

Përpjekjet e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovës duhet të dënohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon t’i minojë zgjedhjet e lira dhe te pastra.”

Në letër shprehet edhe shqetësimi sa i përket afrimi i mundshëm i Beogradit me Moskën, duke theksuar se Serbia nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.



2 Comments

  1. T’i falenderojme shqipet e Amerikes(normalisht me te kudondodhurin DioGuardi), qe duke lobu dhe bere per vete Bob Menendez, tash po shohim frytet e kesaj pune. Lajm i mire ne shume aspekte.E para, duket qe kane firmos shtete qe jane pro nesh dhe anti serbe,pra thellohet miqesia me ne, dhe rritete armiqesia e serbeve ndaj tyre. E dyta, u vertetua edhe njehere qe qasja shume pro-Ukraine, dhe anti-ruse e shqiptareve, nuk ishte e gabueshme,se po te mos ishte kjo qasje, asnjera nga vendet Balltike+Ukraina sdo ia ndiente me pare te na perkrhahte kaq hapur(jo vetem ne kete rast), sidomos ndaj nje shteti tjeter sllav(qe shkon u lepihet per vellazeri sllave te gjithe shteteve sllave,megjithese ne CV e tyre kane krime te bera edhe ndaj sllavo-dalmateve kroate). E treta, njiohja nga Ukraina po afron, e kjo ka edhe nje te mire tjeter, qe serbet do armiqesohen me ukrainasit e rrjedhimish do behen edhe me shume pro-ruse(sic na leverdis), e kjo dmth amerikaneve do u ik durimi me serbet edhe me shume,Shto ketu edhe faktin qe zgjedhjet amerikane po afrojne, e Biden duhet te behet me shume anti-serb, per te marr votat e shqiptareve,boshnjakeve dhe kroateve, atehere serbet te pergatiten per dajakun tani, se karrota dhe muaji i mjalitit aq ishte per ta(megjithe ate bravo u qofte qe nuk rane ne kurth por nejten ne krah te Rusise.Keshtu ju duam serbe,bashke gjithmone me Ruisne, edhe kur fundoseni, te jeni ne krah te njeri tjetrit)

  2. Lajm i bukur dhe shpresë dhënës që Amerika e para por dhe Europa të ndryshojnë kursin e tyre. Mjaft me karrota tani duhet shkopi. Serbia ka qenë e do ngelet vasale e Rusisë se prej saj ka marë tërë ato toka shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *