• |
ide | kryesore

PAMJET/ “Lëvizja Bashkë” proteston kundër kullave në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bashkë



“Tirana s’ka më parqe, s’ka më pemë”. Ishte kjo thirrja e protestuesve nga “Lëvizja Bashkë”, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit ku do të ndërtohet një tjetër kullë shumëkatëshe.

“Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, – u shpreh një protestues.

Ndërsa Pedagogu Ervin Goci pjesë e kësaj proteste u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndërtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera, ndërtimi në Tiranë nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat duhet mbrojtur edhe prona”, – tha ai.

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori tha se kullat janë për të pastruar paratë e drogës e korrupsionit.

“Tirana është një nga më të varfrat në Ballkan. Këto hotele të pafundme nuk do ti shërbejnë konsumatorëve, se Tirana është një qytet i varfër. Këto kulla kanë një funksion; të pastrojnë paratë e drogës, paratë e korrupsionit, këto kulla jo vetëm po shkatërrojnë qytetarin, por nuk do të kenë asnjë minimum funksionaliteti.

Kush blen zyra, apartamente në këtë qytet që po zbrazet? Fatkeqësia e Tiranës ka një qeveri nga hajdutë e përbindësha. Ka një sistem të përbërë nga parti të vjetra që përbëjnë nga të njëjtët oligarkë”, – tha Arlind Qori.

Protestuesit rrëzuan një pjesë prej rrethueseve dhe tentuan të heqin edhe tabelën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia që nuk i ka lejuar. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. Qeveri plehrash, e drejtuar nga nje i droguar, skicofren, me komplekse inferioriteti. Edhe qeverine e ka mbushur me kurva te rendomta, me servile te degraduar qe i lepihen gjithkujt dhe dine te thone vetem po. Qeveri e lidhur me ca te ashtuquajtur oligarke qe deri dje kane qene barinj delesh, u futen ne rrugen e droges qe ne vitet ’90 dhe tani jane sponsore gjenerale te blerjes se votave per kete qeveri te zhytur ne krim, droge, korrupsion e babezi. Ne kembim marrin lejet e ndertimit per kulla monstra qe nuk i sherbejne qytetareve, po larjes se parave te droges dhe krimit. Nderkohe qe cdo qytetar qe me sakrifica mbaron studimet merr nje page qesharake, qe nuk mjafton as per te mbyllur shpenzimet mujore, jo me per te krijuar familje e per te rritur femijet ne kete vend. Nga ana tjeter llumi i shoqerise qe nuk kane as arsim e as qytetari kapardisen me autokollona makinash te blinduara, te mbrojtur nga keta qeveritare morracake dhe drejtesia e kalbur dhe e zhytur deri ne gryke me para te pista ne kembim te lirimit te krimineleve. Cdo dite e me shume jeta behet e padurueshme per qytetaret e ndershem, qe shkojne ne pune cdo dite me autobuset e shkaterruar te para 30 viteve. Tirana cdo dite e me shume po merr nje pamje te neveritshme nga keto kulla te shemtuara, ashtu sic jane dhe ata qe i ndertojne. Veset e shperfytyrojne njeriun dhe po t’i vesh re gjithe keta politikane qe jane llumi i shoqerise kane marre nje cehre te peshtire, sado qe mundohen te fryhen e te zhgerryhen neper qendra estetike. Do vije dita e llogarise per te gjithe kete tufe funderrinash, sa e veshtire do jete ajo dite, por deri atehere do vazhdojne te sillen si derra te kenaqur ne llumin e vet.

  1. Lali Eri ka shtu gjelberimin ne Tirane prandaj e votuan aq shume ketu ne Tirane … Atij as burgu nuk i ben derman se edhe atje la lek e blen rojet … .
    Ai po mendon se ku do kaloje jeten se nje dite do ta humb pushetetin dhe nuk do ja hane dot as paret ….

  2. As Sali Berisha me “Foltoren”, as Ilir Meta, as Lulzim Basha, as Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e kështu me radhë.

    Mediat e tyre jo e jo.

    Heshtje totale, për një ndërtim që po kruhet në qendër të qytetit, duke i zënë vendin një parku.

    Tani lind pyetje pse nuk ka reaguar Sali Berisha dhe kush ia ka kyçur gojën, duke qenë se ai nuk lë njeri pa marrë në gojë dhe reagon edhe për çështjet më banale të mundshme.

    1. Ja po ta them une qe e urrej rilindjen me shpirt , e as te lulushi skam me besim , se ato 2 kufomat plaku mere me like floririn e kane mendjen te bytha e vet . Ate kulle po e bejne njerezit e klanit te shkelzenit . A jane ne te drejte te zotit ( dmth e kane merret lejen se i takon ) apo i ka bere ndonje favor i gjati kete do ta tregoje koha . Nqs eshte favor nga ana e te gjatit per plakun mere atehere ktu te ne ka marre fund cdo gje dhe mjer ne qe presim nga keta e nuk marrim rruget te qerrohemi nga kjo toke funderrinash.

  3. Protest e drejte. Qytetaret duhet te mbeshtesin protesten, eshte idjotizem te presesh proteste te ndershme nga politikanet e korroptuar te shqiperise si Sali Berisha me shoke. Njerez po ju kthejne ne qytetare te dores se dyte protestoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *