• |
ide | kryesore

Fluks në portin e Durrësit, nëntë mijë udhëtarë mbërritën këtë të diel në vend

Lajme, Të fundit


Mijëra shtetas të grupmoshave të ndryshme nga Italia dhe vende të tjera të botës zgjedhin linjat e trageteve për të mbërritur në Durrës për pushime. Kjo e diel shënoi dhe pikun e fluksit për këtë sezon. Afro 9 mijë udhëtarë mbërritën në port me 6 tragete të linjave të Barit dhe Ankonës, të cilat prej disa javësh e bëjnë lundrimin vajtje-ardhje për të plotësuar kërkesat në rritje të udhëtarëve.

Për t’iu përgjigjur këtij fluksi, autoritetet policore dhe doganore punojnë me kapacitet të plotë për të ofruar përpunim të shpejtë e pa vonesa për udhëtarët e shumtë, të huaj e vendas.

Në port janë shtuar edhe masat e sigurisë, për të penguar çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes kësaj pike kufitare. Paraditen e së dielës një autobus i linjës Firence-Durrës u ndalua për kontroll të imët fizik, por kjo shkaktoi pakënaqësi te afro 50 udhëtarë që mbetën të bllokuar për orë të tëra në terminalin e trageteve, në pritje të bagazheve që kishin në autobus.

Të shqetësuar për vonesat e krijuara në raste të kësaj natyre, udhëtarët kërkojnë një mirëmenaxhim pa cenuar vijimësinë e tyre drejt destinacionit përfundimtar.


1 Comment

  1. Provo te kalosh ne kufijte e tjere e do shikosh se cfare kontrolli te bejne. Edhe dhembet ti numerojne. Procedurat jane procedura..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *