• |
ide | kryesore

Fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Britani/ Braverman: Avokatët që i ndihmojnë të burgosen

Lajme, Të fundit



Emigrantët e paligjshëm që shkojnë drejt Britanisë së Madhe ka qenë sërish kryefjalë e autoriteteve britanike por edhe nga kabineti qeveritar.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar e ashpër në deklaratën e saj të fundit teksa ka komentuar këtë ngërç. Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit për të kryer procedura të mashtrimit të emigracionit duhet të futen në burg. Sipas saj, ata janë kriminelë e mashtrues të cilët u kanë treguar emigrantëve mënyra sesi të futen në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Ajo i është përgjigjur edhe kritikëve që më herët kanë akuzuar se Britania është mjedis armiqësor për azilkërkuesit duke thënë se askush nuk mund të përfitojë nëpërmjet mashtrimeve.

“Këta të ashtuquajtur avokatë të emigracionit, janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë. Ne duhet të sigurojmë që ndaj kësaj lloj sjelljeje të mos bëhet një sy qorr, por, në fakt, të kemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona”, ka thënë ndër të tjera.



3 Comments

  1. Hahahah o kanibalë te gjuhes shqipe!
    A keni ndonje presje pas fjales ‘ndihmojne’???
    Apo ju duket njesoj kuptimi…..

  2. Ata te ashtuquajtur avokate i ka licensuar shteti jot moj zorre me ngjyre te dhjere. Te flase nje emigrante origjinare ne nje vend qe konsiderohet “demokraci” eshte si te fshish menderen me leter mavi.
    Problemi i vetem qe ky vendi ku kjo eshte ministreshe e per-brendshme eshte akoma kupola e zullumove te botes. Pas nje viti do ja degjoni kengen kesaj figjure

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *