• |
ide | kryesore

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër, Aksident, nxënës


Një aksident është regjistruar në Maliq, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Mësohet se një kamion me drejtues një 26-vjeçar, banues në Libonik, është batuar në rrugë.

Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë që lëviznin në këtë mjet, shtetasi rreth 57 vjeç, banues në Strelcë, Maliq dhe shtetasi rreth 60 vjeç, banues në Korçë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë, për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *