• |
ide | kryesore

Aksident në Vorë, përplasen nga makina një efektive e policisë rrugore

Lajme, Të fundit
Vdes, Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur



Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e të mërkurës në Vorë. Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën dhe për pasojë është lënduar një efektive policie që ishte në shërbim.

Policja Arta Shurbi është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë. Ajo është transferuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Personi, i cili e përplasi policen është shtetas i huaj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *