• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Bombardime gjatë natës në Odessa, 3 të plagosur

Lajme, Planet
kosto


Shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë natës në Odessa. Në të gjithë rajonin u aktivizua alarmi ajror, ndërsa sipas autoriteteve lokale 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Forcat e mbrojtjes në Odessa thonë se kanë zmbrapsur tre sulme ruse gjatë natës duke rrëzuar 15 dronë dhe 8 raketa. Copat e raketave të rrëzuara dëmtuan një supermarket dhe një bujtinë. Një ndërtesë e lartë ishte gjithashtu në flakë, ndërsa dritaret e shumë ndërtesave të tjera u thyen.

“Të gjitha sulmet u zmbrapsën nga forcat e mbrojtjes ajrore. Zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në dy ndërtesat e prekura. Përveç kësaj, shumë dritare u thyen nga vala e shpërthimit. Disa makina të parkuara aty pranë u dëmtuan gjithashtu”, thanë autoritet lokale.


2 Comments

  1. UKRAHINA PO SHKON ME KEQ SE SIRIJA POR QE TE DYJA ENDES SKAN PERFUNDUAR SE EKLIPSUARI SHKATRRIM NISUR NGA ZINXHIRI INTERRESAVE MES KONKURENTEVE TE INTERESIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *