• |
ide | kryesore

Nis protesta për lirimin nga burgu të Fredi Belerit

Arkiva, Lajme, Të fundit
BELERI-PROTESTA



Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiaut të zgjedhur Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.

Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” dhe aty ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në “arrest me burg” që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.



5 Comments

  1. Athina zyrtare duhet te vej veton per cdo vendim ne BE ndaj nje sistemi qe po shkel cdo te drejte dhe prone te komunitetit grek

  2. Na plasi kari te shovinistet qe ushtruan genocid mbi popullsise came edhe te sherbetoret e tyre ne Shqiperi.Luli duhet te tregoje historine e marreveshjes famekeqe te detit .

  3. Çështjen came e zgjidh cifti dinjitoz Mesila Idrizi. Qe nuk marrin as 10 vota nga pasardhesit e camve , sepse as nuk ja kan iden cila esht kjo particke qe i perfaqeson…Pikaaaaaa

  4. Bravo zyrtarëve greke per fjalimet me vend dhe argumenta. Mos leni asnje nga plehrat me lek tua marre tokat te parwve tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *