• |
ide | kryesore

Shpërthen benzina e skafit, lëndohen 5 persona në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Himarë



Një incident në plazhin e Himarës mund të kishte shkaktuar një tragjedi të rëndë. Shkak u bë shpërthimi i depozitës së benzinës së një skafi. 5 persona kanë mbetur të lënduar, 4 prej tyre pushues nga Kosova, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhë në Himarë, në një mjet lundrues në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakuumit dhe nxehtësisë ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

“Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë. Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *