• |
ide | kryesore

Ndërhyri të ndalonte konfliktin, plagoset me thikë polici në Himarë, në gjendje kritike

Lajme, Të fundit
Aksidenti



Një punonjës policie është goditur me thikë pasi ka ndërhyrë për të ndaluar një konflikt mes disa personave në Himarë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së martës pranë kthesës së fshatit Pilur.

28-vjeçari, me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë orarit të shërbimit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë menjëherë.

Por në momentin që ka ndërhyrë, një 60-vjeçar e ka goditur me thikë dhe për pasojë polici është në gjendje kritike për jetën. Autori është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë policia e Himarës, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *