• |
ide | kryesore

Plagosi policin në Himarë, arrestohet autori

Arkiva



Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Polici ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i policisë, 28-vjeçari me inicialet R. Ç., me detyrë inspektor i policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, i cili ka marrë goditje me thikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *