• |
ide | kryesore

Conference League flet shqip: Ballkani e Struga kalojnë me zhurmë në playoff

-Instant, Sport, Video
sTRUGA



Bashkë me Partizanin bëjnë tre. Pikërisht kështu, sepse edhe Ballkani e Struga, dy skuadrat e tjera shqiptare, shkojnë në plyoff të Conference League. Kampionët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës do të tentojnë tashmë të arrijnë në fazën e grupeve të turneut, që do të ishte e jashtëzakonshme. Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro avancoi në fazën play off, pavarësisht humbjes 2-1 me Hesperange në Luksemburg. Ndërsa Ballkani u imponua edhe në transfertë 1-3 ndaj Lincoln.

DURO, ME 10 LOJTARË

Struga luajti praktikisht me 10 lojtarë, sepse në minutën e 15′ Radeski u ndëshkua me karton të kuq. E megjithatë skuadra e Duros mori avantazhin 2 minuta më pas me Ibraimin. Vendasit barazuan në të 70′ me Gustavo, ndërsa përmbysën rezultatin në minutën e 94′. Fitore që nuk i mjafton sepse Struga shkon më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

KUNDËRSHTARI I STRUGËS NË PLAYOFF

Në Playoff, Struga do të ndeshet me islandezët e Breidablik. Ata u eliminuan në Europa League nga boshnjakët e Zrinjski Mostar me rezultatin e përgjithshëm 3-6. Irlandezët e fituan 1-0 kthimin, por ishin shkatërruar në Boshnje 6-2. Shpëtim Duros do të zhvillojë takimin e parë si skuadër pritëse.

BALLKANI I DAJËS ‘SHUPLAKË’ LINCOLN

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Lincoln. Bashkë me 2-0 e vajtjes, kosovarët shkojnë në fazën play-off të Conference League. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur Ballkani mori avantazhin që në minutën e 48′ falë një supergoli të Korenicës. Më pas Kuç dyfishoi shifrat në të 64′. Ndërsa vendasit shkurtuan diferencën në të 66′. Nuk mjaftoi sepse Zyba mbylli llogarinë me golin e tretë në fund të takimit. Kështu të besuarit e Dajës kalojnë me rezultatin e përgjithshëm 1-5.

HAKMARRJE PËR PARTIZANIN

Ilir Daja tashmë mund të hakmerret për ish-skuadrën e tij Partizanin, sepse në playoff do të ndeshet me BATE Borisov. Bjellorusët që mposhtën të kuqtë në raundin e parë të Champions, tani do të luajnë me Ballkanin. Bjellorusët u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3-7 nga Sherif Tiraspol. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 5-1, ndërsa e kthimit, 2-2. Përplasjen e parë të Playoff, Ballkani do ta luajë në “Fadil Vokrri”.

REZULTATET E MBRËMJES

Aktobe 0-1 Sepsi OSK
Lincoln Red Imps FC 1-3 Ballkani
Pogon Szczecin 2-1 Gent
Pyunik 0-3 Bodo/Glimt
APOEL Nicosia 1-0 Dila Gori
Austria Wien 3-5 Legia Warszawa
Brann 3-1 Arouca
Dynamo Kyiv 2-1 Aris
FC Nordsjaelland 2-0 FCSB
Ferencvaros 2-1 Hamrun Spartans
Gzira United 0-2 Viktoria Plzen
Levski Sofia 2-1 Hapoel Beer Sheva
Maccabi Tel Aviv 1-0 AEK Larnaca
Riga FC 0-3 FC Twente
PAOK FC 3-0 Hajduk Split
FC Midtjylland 5-1 Omonia Nicosia
Besiktas 2-1 FK Neftchi
KA Akureyri 1-5 Club Brugge
Neman Grodno 1-4 NK Celje
Osijek 3-2 Adana Demirspor
Partizani 1-0 Valmiera FC
Spartak Trnava 3-1 Lech Poznan
Swift Hesperange 2-1 FK Struga



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *