• |
ide | kryesore

Makina përplas 56-vjeçari në aksin Tiranë-Durrës

Lajme, Të fundit
Sarandë, Bllok



Një aksident ka ndodhur mbrëmë në aksin Tiranë-Durrës, teksa një makinë ka përplasur një këmbësor 56-vjeçar.

I lënduari është transportuar në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Sakaq policia po heton për zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç. 56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *