• |
ide | kryesore

Ambasada paguan faturën e italianëve në Berat/ Opozita tallet me Melonin

Arkiva, Lajme, Të fundit
berat


Një grup italianësh nuk paguan dhe faturën e tyre e pagoi qeveria italiane me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryeministres Giorgia Meloni. Ky është epilogu i rastit për të cilin flitet prej ditësh në rrjetet sociale. Një grup turistësh italianë u larguan nga një restorant në Berat, pa shlyer faturën. Arratisja e fiksuar në një video bëri xhiron e rrjeteve sociale, aq sa u bë edhe pjesë e një bisede informale mes Melonit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë qëndrimit të kryeministres italiane në Vlorë.

“Mediat shqiptare dhe TikTok nuk flisnin për asgjë tjetër veç një grupi italianësh që ikën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e minimizoi çështjen. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo u mërzit dhe ai urdhëroi ambasadorin: “Shkoni dhe paguani faturën për këta budallenj, ju lutem, bëni një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”, – tha Rama në një intervistë për “La Stampa”.

U tha u bë. Në një deklaratë të ambasadës italiane në Tiranë thuhet se “me kërkesë të kryeministres, Giorgia Meloni, kemi proceduar me shlyerjen e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten”.

Por nisma e kryeministres nuk u pëlqye nga një pjesë e opozitës. Riccardo Magi, sekretar i partisë “+Europe” thotë se “nëse Giorgia donte të bëhej kampione e shpirtit italian, ia doli shumë mirë. Bëni si të doni, Pantalone (tregtar i pasur ne historinë italiane. red) paguan menjëherë”.

Sipas deputetit, vendimi i Melonit përfaqëson “kufirin ekstrem të populizmit. Asnjë nuk ndëshkohet, Giorgia paguan menjëherë. Pyes nëse ky rregull nga sot e tutje do të zbatohet edhe brenda territorit kombëtar dhe jo vetëm jashtë. Përballë të gjithë qytetarëve të ndershëm italianë që paguajnë faturën në restoranti” – thotë ai. ©Marrë nga La Repubblica, LAPSI.al


5 Comments

  1. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.

    Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”

  2. Ilacet nga bytha, nuk e ke mire temthin, po flitet per melonin.
    Te gjitha lendet ne shkolle me nje mesues i ke bere?

  3. Per ate cka ka bere Italia dhe Italianet per Shqiperine dhe Shqiptaret ,ky publikim qe ka bere pronari i restorantit ne berat eshte treguar mosmirnjohes .Jo vetem cka ka bere Italia per Shqiperine,por Cfare nuk kane bere refugjatet Shqiptare ne itali,vjedhje,prostitucion drogra,ne shqiperi per kete rast te vetem u be kembore me zile ne gjithe europen.Kush ka gjak shqiptari dhe mirnjohje per ate cka ka bere Italia per Shqiperine dhe shqiptaret mos ti shkelin me ne ate restorant ketij alaboku pronar restoranti.Ta perbuzin dhe ta detyrojne ta mbylli ate restorant te peshtire qe ka ai.Alabak i ndyre.Buken qe te ka dhene italia ne 90 me operacionin PELIKAN te zente syte o pronari i atij restoranti.

  4. Zotnilleku e donte qe pronari i lokalit te mos i pranonte parate e Melonit dhe atyre qe spaguan tja bente hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *