• |
ide | kryesore

Sterilizimi/ Berisha: 4 firma të ish-ministrit në vjedhjen 1 miliard euro

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me koncesionin e sterilizimit që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama festoi dje shpëtimin nga burgu të ish-ministrit Ilir Beqaj. Ai tha se në këtë koncesion ka 4 firma të ish-ministrin që legalizuan vjedhjen 1 miliard euro.

REAGIMI I BERISHES
Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë!
Motivimi: treguan guxim të jashtëzakonshëm shpëtimin e Beqjës së tij nga qelia!
Lumë ne që kemi Skapin të na shpëlajë krimet tona!
Të dashur miq, Edi Rama doli para mediave dje shend e verë për të festuar krenarisht shpëtimin nga Skapi i Partisë të Ilir Beqjës nga burgu pas arrestimit të 8 zyrtarëve dhe një biznismenit për aferën korruptive të sterilizimit. Gëzimi i papërmbajtur i Ramës ishte logjik, mbasi falja e Beqjës, jo vetëm shpëtimin e parave që kanë ndarë së bashku në vjedhjen e dytë të shekullit, por shënonte truimfin e kontrollit të tij total me Skapin e Partisë dhe funksionimin e përsosur të platformës së tij të kokave të turkut për publikun. Falja Beqjes ishte goditja më dëshpëruese që ju dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjës është në tre nga katër PPP e kësaj vjedhje e cila me çmimet minimale ju kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milion euro ndërsa me çmimet e hajnisë do kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.
Hajduti Ilir Beqja ishte i pafalshëm sepse në aferën e sterilizimit ai është përgjegjësi absolut mbasi është personi që në kundërshtim flagrant me ligjet ka:
1- firmosur për hapjen e koncesionit të sterilizimit.
2- firmosur pikëzimin e kompanive pjesëmarrëse në garë duke i dhënë kompanisë së tij me Ilir Rrapajn të themeluar vetëm 1 muaj më parë me gjithsej me 1 mijë euro kapital, dyfishin e pikëve në krahasim me rivalin e tij në garë. Shtoj këtu se në një qeveri të vërtetë kurrë ministri nuk mund të merret me pikëzimin. Kjo ndodh vetëm në shpellën e Ali Babas apo Edi Ramës.
3- firmosur kontratën antiligjore të koncesionit me të cilën është rritur 3-6 herë kostoja e sterilizmit duke grabitur spitaleve dhjetra e dhjetra milion euro. Por me kriminalja duke dënuar me vdekje dhe qindra e qindra të sëmurë që mbeteshin pa u operuar sepse spitalet nuk përballonin dot pagesat që duhet t’i bënin kompanisë gjakpirëse Beqja-Rrapaj.
4- ka firmosur faljen kompanisë së tij Beqja-Rrapaj të aparturës ultarmoderne të sterilizimit të blerë me fonde publike në fillim të vitit 2013 sëbashku me ambjentet e reja për këtë procedurë.
Perveç këtyre Beqja ka fshehur ndaj komisionit parlamentar dhe deputetëve dosjen e krimit të tij.
Së fundi SPAK ka faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Beqja, Rrapaj, Rjepaj ishin një bandë hajdutësh mafioz të pamëshirë të pandarë që lëviznin së bashku brenda dhe jashtë vendit.
Por me gjithë këto përgjegjësi ligjore dhe penale të rënda të Beqjës, guximtarët e partisë në Skapin e saj vendosën ashtu siç thotë Old Majer : Beqja nuk ka ngënë dardha të prishura dhe pikë, nuk e luan as topi.
Këta fanatik të Partisë nuk mund të harronin kurrë mundin e madh të Edi Ramës në daljen zot, mbrojtjen nga Edi Rama me pinca dhe gërshërë të thyera në dorë, nga studio në studio të kompanisë Beqja-Rrapaj. Ata insanë se në të tjerët janë! Edhe ata kishin dëgjuar se Beqja qerrataj thoshte poshtë e përpjetë nën zë se vllajo kjo vjedhje është, por paratë nuk i kam marrë une por… dhe ngrinte sy dhe vetulla lartë!
Për të gjithë këtë sukses Rama i papërmbajtur shpertheu i mallëngjyer dje nga gëzimi dhe klithi i ngazëlluar: Lumë si ne që krijuam Skapin për të shpëlarë krimet tona dhe vendosi t’i dekorojë skapistët e tij kamikazë me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë. #sb



15 Comments

  1. SIRENAT KANE RENE PER SPAKUN, FAKTET JANE TE PA LEKUNDURA, AKUZAT, JANE, PO DH VJEDHESIT ATY JANE. VEPRIMI, LIGJI, DREJTESINE KU E KEMI,,,,,aaaa, pooo, ni xhepin e firmen e Rames, e sa te jete ky qen, ky pushtet keshtu do lehe.

  2. Meta, lideri i opozitës/ Partia e Lirisë i zë vendin PD-së, KQZ e njeh si forcën kryesore opozitare. ‘Shuhet’ Berisha.cecene maloke shpellkare tani gezojuni Mutit te madh qe do ju jape metaj se salihu ngordhi politikish me ndihmen edhe te metaj,likja ja ufuti sa krahu.

  3. Partizanet fashiste, qe vendin e duan pa demokraci, i keni keta komentues kodoshe te mentalitetit te se shkuares.Spiune, patronazhiste, mos flisni e propagandoni per demokraci ju bije kurvash kuqale, trashgimtar te morrit ruso jugosllav. Plasja e gjerizit tuaj nuk eshte fai i Berishes apo opozites, fai eshte se ky eshte geni tuaj banditesk qe ne pushtetin e vjedhur , vidhni, e vidhni, e beni sikur po kapni hajdutet.Mjer populli i shushatur qe duron kete barbarizem shtetror ne kurriz, ku cdo dite kjo kaste mendon tia rrjepe lekuren me te tera reprezaliet shtetrore ligjore, por kasten, sherbetoret, spiunet, patronazhistet, aktivistet, servilet i mba per rreth sal si kope qenerish per ti yshtur kunder demokrateve. Kjo eshte streha e fundit e maskarenjve.

  4. që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.Haloperidolin kujdes o malok cecen

    1. Keni ne mandatin e trete e ju qifsha robt me”maloki maloki”, nderkohe qe “fushoki” po ja ben mutin ketij vendi e njerezve te ketij vendi cdo dite e me shume. Por kshu eshte kur nje pjese e mire e popullit eshte pali-kar!

      1. Ou, po ja bejme mutin ketij vendi dhe njerezve te ketij vendi?

        Si po ja bejme kete qe ti thua, me specifikisht?!

        Duke iu sjelle me teper para, turiste, zhvillim? Duke iu ngritur vleren pronave e vete vendit te tyre?!

        E ke mesuar tabelen e shumzimit kur ishe ne fillore?!

        1. O llapush rilindje, mutin komunistet e rilindur ne keto 3 mandate qeverisese po ja bejne me VjEDHJET 2 mIliarde euro , sa per ilustrim inceneratoret, sterilizimi,80 % e tenderave duke i klasifikur sekret a thua se po te tenderoine uranium per arme berthamore e jo kanale vaditese, debimin e 1/3 se popullsise nga shqiperia te cilet “nuk e perballonin dot mireqenien dhe shtetin ligjor te rikindasve”, njesimi i qeverise me narkokartel, hyrja e me shume kokaine me portin e Durresit sesa fuetet miell buke, kthimin e komplet Shqiperise ne Lazarat, vrasje pothuajse te perditshme si me qene ne Medelin, drejtesi e varur komplet tek komiteti qendror i partise rilindase, duke e kthyer Tiranen ne lavatricen e eurove te kokaines dhe narkove,korruptim i FBI per te shuar opoziten e kwtij vendi dhe shume xhevahirw te tjera rimindase. Meqe e di ti tabelen e shumezumit, mblidhi gjithe keto miliarda leke qe ju kane vjedh pupullit bythqirat e rilindjes dhe pjestoji per sa Shqiptare jemi ne Shqiperi dhe luptoje sa thelle te ka futur doren ne xhep kjo qeveri e ky KM bandit. Keto or pallavesh rilindje pak te duken? Nejse, ti je troll dhe sja vlen te harxhosh kohen me ty, por po replikoj nga dufi qe kemi se “spo e perballojme dot mireqenien”.

  5. E di un qe kakarisni keshtu ju komentuesit e me siper.
    Po dale se erdhi shtatorit….
    Revulucioni do ju mare perpara.
    Apo jo re sale!!!!!
    Ashtu posi, se ky eshte revulucion.
    Beni qef edhe kete vit. Se ne shtator te 2024, keni per ta pare.
    Ose me mire e lem ne 2025 se jan dhe zgjedhjet ateher.

    1. Sala ta ka fajin qe e shet voten per nje thes miell o kurve, Sala ta ka fajin qe nuk del e proteston me justifikimin se ” a jo nuk dal se eshte proteste politike” e lloj lloj justifikimesh?!

  6. Era e qelbur,gropa septike qe eshte ky pushtet, na levdohet nga nje robot patronazhist,i fshehuri, palikaris, qe me sa duket ushqehet mire nga kjo grope, e propagando irrealitetin.Njerzit nuk hane turiste, nuk duhet te hane pallavra mashtrimi me perralla, por me realitetin.Si jetojne me keto cmime, e sa paguhen., pa llogaritur taksat ne cdo cep te jetes.Ju bira kurvi,1, 2, komentues kanalesh te dale boje, beni bilancin 10 vjecar te vjedhjeve te kesaj qeverie , qe jane demaskuar, e beni hesapin se ku do ishim, e cduhej bere, e akoma vidhni, vidhni, por si te poshter e te pa cipe akoma kendoni si kaposhi maje plehut.Cfare duhet tjeter te ndodhe ne nje pushtet qe ti ipet derma,,,,por ju jeni sundues pushtues me kete stil, jeni majmur e joshur me ofiqe e vjedhje, a ndaj edhe pushtetin e mbani me format me anti demokratike, shtet bandit qe mbeshtetet mbi bandite, por dhe kodoshet si bije mbeturinash te ish sistemit.Fatkeqesi kohore, por qe edhe kjo do ta paguaj per krimin ekonomike politik tinezar qe kane luajtur mbi kete popull, me kete e vertetuan qe jane sekti me i korruptuar ne europe, ndofta edhe ne bote.Fatkeqesia vendit qe me te pa tjeter do shporret, duan, sduan horrat.

  7. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”! Pjesa tjetër është vetëm gallatë kasapësh që rekomandojnë receta vegjetariane. Dhe debati që nuk mbaron, debati ku triumfon forma dhe thelbi harrohet, ku naivët e shumtë flasin për emra dhe të mencurit e paktë mezi dëgjohen kur përmendin parime

  8. Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *