• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës/Arrestimet për sterilizimin, kush qëndron më lart?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Ilirjan Agolli, Zëri i Amerikës

Në Tiranë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncensionin 10-vjeçar të sterilizimit mund të përfshijnë një numër më të madh zyrtarësh për shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.
Në vendimin prej 348 fletëve mbi arrestet me burg për ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata thekson se provat e SPAK-ut evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët.

Arrestimi i ish zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve spitalore Ilir Rrapaj nën akuzat e mashtrim, falsifikim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Por kjo duket se është vetëm fillimi i pjesës së dukshme të aferës korruptive të koncensionit 100 milionë dollarë të nënshkruar në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë – drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje, ndërsa GJKKO e ka orientuar SPAK të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit Ilir Beqaj dhe ish ministrit të financave Shkëlqim Cani.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thekson në vendim se “pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara dhe të para në unitetin e tyre, në to evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik”.

GJKKO vëren se nga moria e të dhënave hetimore del se fituesi i këtij koncensioni ishte paracaktuar nga drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë para se të nisnin procedurat formale, madje fituesit parapërgatitën dokumente dhe përshtatën kriteret ligjore në mënyrë që të siguronin fitoren.

Hetimet kanë vërejtur shkeljen e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishimin e kostove dhe çmimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendrës së re të sterilizimeve të QSUT-së në përdorim të koncensionarit, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore, gjë që ka nxitur dyshimet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit të tyre dhe 6 zyrtarëve të shëndetësisë thuhet se ish ministri Beqaj dhe zëvendësi i tij Rrjepaj kishin njohje dhe takime të vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, pra dy vjet para se ky të fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vërejti gjatë hetimeve se, në emailet mes tyre ish zëvendësministri Rrjepaj merr udhëzime nga biznesmeni Rrapaj për veprimet, që duhet të kryejë në rajonin e Umbrias, pjesë nga studimi i fizibilitetit me logot dhe adresat e kompanisë Investital, në komunikime ku tregohet se ata të dy kanë njohje dhe marrëdhënie të afërt miqësore me njëri-tjetrin.

Ata kanë studiuar për mjekësi në të njëjtat vite, i kanë ndërprerë ato në të njëjtin vit dhe i kanë rinisur në të njëjtin vit.

Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.

Po ashtu biznesmeni Rrapaj dhe ish zëvendës ministri Rrjepaj udhëtuan së bashku me avion drejt Italisë në mars 2015, periudhë që përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave, vërejnë hetuesit.

Kompanitë operatore fituese ishin informuar për detaje të koncensionit të patën 6 muaj para se të shpallej kontrata 10-vjeçare, madje ata e dinin më herët se kjo procedurë do të ishte koncension dhe jo prokurim i zakonshëm.

Rrapaj bëri një regjsitrim formal të kompanisë së tij në Prishtinë si subjekt tatimor, ku deklaroi si punëtor të vetëm të kompanisë veten e tij me pagë 200 euro, ndërsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale.

SPAK vëren se operatorët fitues kanë patur dijeni të plotë për procedurat e koncensionit dhe kanë parapërgatitur dokumentacionin para se kontrata të shpallej më 13 shkurt 2015.

Ilir Rrapaj mbante kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Shëndetësisë, dhe sipas hetimeve ai e regjistroi kompaninë e tij Investital LLC në Prishtinë një muaj pasi fluturoi në Itali me dy drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, Beqaj e Rrjepaj, dhe një muaj para se të dilte urdhëri i ministrit për ngritjen e komisionit mbi dhënien e koncensionit.

Rrapaj ka udhëtuar edhe me automjetet e zyrtarëve drejtues të ministrisë së shëndetësisë, mes të tjerave, edhe drejt Kosovës.

Pasi ish ministri Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj nënshkruajnë kontratën e koncensionit 10 vjeçar për afro 100 milionë dollarë në dhjetor 2015, një varg fluturimesh ajrore të tjera drejt Italisë kanë kryer ata, si dhe ish zëvendësministri Klodian Rrjepaj së bashku me administratorë të kompanisë fituese në vitin 2016 dhe 2017.

Ndërsa koncensioni është duke u zbatuar në vitin e tetë të tij, dhe 8 persona janë në hetim, GJKKO-ja orientoi SPAK-un që krahas masave të deritanishme, të zgjerojë hetimet mbi përgjegjësitë penale të dy ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe 4 komisionerëve të prokurimeve.



16 Comments

  1. që njerëzit nuk I shpjegojnë dot në diarrenë e Sali Berishës ndaj SPAK. Brenda një deklarate ai e lavdëron që ka arrestuar zyrtarët dhe ka hetuar thellë korrupsionin, pastaj e quan SPAK I partisë që nuk ka arrestuar atë që thotë ai , më tej e lavdëron prap që ka zbuluar korrupsionin, pastaj e qorton pse ska punuar dhe më shumë të arrestonte dikë tjetër që e do ky të arrestuar e kështu me radhë.

  2. Kjo histori hajnie qe ka filluar me hyrjen e kryehajdutit ne politike me kujton nje ngjarje banale te ndodhur vite me pare ne nje vend te evropes perndimore..Jo me vjedhje kolosale por vjedhje ne super mercato nga nje grup qe ishin miqte e njerit prej punnjesve te sigurise i cili i kish thene qe hyni e vidhi por edhe per mua..Keshtu historia vazhoi per nje kohe.Here pas here roja i thoshte ndonjerit prej tyre: Ti sot ke rradhen me u kap qe te mos binte ne sy dhe i kapte me gjera te vogla te cialt ai i paguante keshtu qe roja dilte qe e bente punen te paster deri sa i kapen nje nga nji dhe i tha mos u dukni me nga une..Keshtu dhe suprhajduti rri e rri e fut ndonjerin ne burg per te thene qe une ata qe vjedhin i fus ne burg, dhe ky vazhdon vjedhen e milionave.N fakt thuhet se ju ka thene bashkehajduteve te tije: Vidhni sa te doni, por po ju kapen mos ecni tek se nuk ju shpetoj. Keshtu dhe ky sipas radhes i con ne SKAP
    por nuk ju séquestron parate e vjedhura..Ting!

    1. Peshku qelbet nga koka, prandaj dhe ti e ke koken si palla karit, shkoi mbrapa te madherishmit tend dhe qef te kesh. Tjerat jane palavritos per jorgitosin

      1. Se ne fakt kur ishte koka e kokrres se Malokut nga Vucitoli peshku ishte i fresket shume.

        A ju s’dini ca flisni o lla. Flisni roma-pertoma.

        Apo punoje per Malokin ti atehere? Edhe te dukej jeta me e bukur?

        Skenderbeu e tha shume qarte: qelbesirllekun nuk jua solla une. Ate e gjeta midis jush.

  3. Kush qendron me lart? Bah sa pyetje e veshtire😉. Sic thote dhe shprehja ” Te gjitha rruget te cojne ne Romë (Ramazani)”.

  4. Nuk e di ca duhet me shum qe tja shkerdhejne ropt ketij ene ter sektit bastarde kriminale te rishkerdhimit me gjith patronazhistat inferiore moterqira . Tja konfiskojne me lug e pirunje , pidhin e grus e te motres ketyre hajdutave perverse e minj halesh . Cunat e spakut tja qin te gjalle e te vdeke , burg perjete !!!! Te hy ne histori lideri ropqim me gjith investitore strategjike ene ca i ma edhe militanti mo moterqim qe mund te kete nga mbas . Shembull per ter boten !

  5. Po ma nalt or burre!!!
    Ma nalt eshte Edver Rama, kryebanditi i gjithe koncensioneve te grabitjes masive qe iu behet ketij populli.
    Kjo nuk ndodh as ne vendet afrikane me te pazhvilluara.

  6. Ma nalt eshte B A B L O K U, por meqenese eshte dy metra i gjate dhe nuk perkulet dot per

    tu futur doren ne xhep qytetareve, jane keta ushtaret qe futin duart deri ne shpatull ne xhepin

    e shtetit dhe ja mbushin bablokut. Sa te jete babloku qe eshte gjeneratori, ideuesi e perfituesi

    kryesor i miliardave euro qe firojn cdo vit nga xhepat e taksapaguesve shqiptare, SPAK kot mundohet

    sepse nje bie e mijera ngrihen.

  7. Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros
    Fuck Rama Fuck EU Fuck Soros

  8. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”! Pjesa tjetër është vetëm gallatë kasapësh që rekomandojnë receta vegjetariane. Dhe debati që nuk mbaron, debati ku triumfon forma dhe thelbi harrohet, ku naivët e shumtë flasin për emra dhe të mencurit e paktë mezi dëgjohen kur përmendin parime

    1. Nëse problemi i vetëm i kësaj PPP është pse nuk kanë gjetur një kopje të origjinalit dhe në Ministri të Shëndetësisë, nuk qenka keq puna. Jo vetëm që nuk është prishje provash siç është zhdukja e serverit më 21 Janar apo fshirja e fishekëve, por është komplet provë origjinale në duart e SPAK.

  9. Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *