• |
ide | kryesore

E diel tragjike/ Mbytet 11-vjeçari në Librazhd dhe 55-vjeçari në Darëzezë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë viktima



Për t’i shpëtuar vapës në këto ditë të nxehta të shumtë janë qytetarët që zgjedhin detin, liqenin apo lumenjtë për t’u freskuar, por kjo e diel shënoi një bilanc të rëndë me 2 viktima.

Policia njoftoi fillimisht se rreth orës 13:10, në plazhin e Darëzezës ka ndërruar jetë një person me iniciale A. S., 55 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraparkiasht thuhet se shkak u bë një infarkt.

Më pas rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, një i mitur me iniciale A. A., 11 vjeç, banues në Librazhd u mbyt duke u larë në lumin Rrapun. Policia thotë se dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale.

Mësohet se 11 vjeçari po lahej bashkë me shokun e tij, por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë nga ujërat e lumit. Trupi i pajetë i të miturit u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit, të ndihmuara edhe nga kolegët e Përrenjasit.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftim. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *