• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, makina përplas 69-vjeçarin, transportohet në spital

Lajme, Të fundit
Fushë, ambulancë, Aksident, Pogradec


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Automjeti me drejtuese një 44-vjeçare ka marrë përpara një këmbësor 69-vjeç. I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin ., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *