• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Arrestohet i riu që u përplas tek diga e Liqenit

Arkiva, Lajme, Të fundit
liqenit



Policia Rrugore ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës BMW X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në “Rrugën e kosovarëve” në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Më pas me shpejtësi skëterrë ai është ngjitur në skarpatin e liqenit. Për fat të mirë ai është ndalur nga bordura mbrojtëse pasi mund të përfundonte në  ujin e Liqenit Artificial. Ai ka marrë para pemë, shtylla dhe një gardh.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin” – njofton policia.

Dyshimet janë se i riu nga Durrësi ka vepruar nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Siç shihet në video makina ka dalë jashtë kontrollit dhe ka fluturuar drejt murit të digës. Ka edhe një dyshim tjetër, që i riu, mund të ketë tentuar vetë një aventurë të tillë, ngjitjen e skarpatës me shpejtësi. Pas shoqërimit i riu do të erret në pyetje nga e cila pritet të zbardhen më shumë detaje. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

    Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

    Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën.Trusti i Geshtenjave klani mafioz ku kapo eshte salih karaxhic berisha.

  2. Puuupuuu c’rrota kari… Mein Gott!

    Po s’ka faj ai i ziu, por prinderit. Ne burg te futet prindi!

    Dhe nqs. prindi do te kishte kellqe duhet te ishte ai qe duhej te dorezohej ne komisariat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *