• |
ide | kryesore

Italianët sherr në TikTok për pushimet në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shqipëri



Pushime në Shqipëri? Përplasje mes turistëve italiane në rrjetet sociale: “Det i pistë dhe çmime të larta”. Jo. Të gjitha gënjeshtra. Këtu është më mirë se Italia”. Duket se tashmë Shqipëria po shkakton debate në rrjetet sociale në Itali. Dhjetëra video tregojnë përvojën në destinacionin më të njohur veror të 2023. Por si qëndron e vërteta?

Nga Valerio Salviani, Il Gazzettino

Që nga dalja e lajmit se në 2023 brigjet shqiptare po “pushtohen” nga turistët italianë në kërkim të një udhëtimi me kosto të ulët, vëmendja ndaj këtij vendi është rritur në mënyrë dramatike. Në rrjetet sociale po vërshojnë histori dhe dëshmi, duke treguar anët pozitive të “El Dorados” së re të turizmit, por edhe ato negative. Dhe, siç ndodh shpesh në këto raste, diskutimet kthehen në përplasje të vërteta.

“Det i bukur, çmime të ulëta”. Etiketa e ëndrrave, me të cilën Shqipëria është kthyer në qendër të çdo diskursi në pushimet verore. Por a është vërtet kështu? Varet. Madje, në rrjetet sociale shumë persona tregojnë përvojën e tyre, duke konfirmuar edhe mirë se ato që janë thënë.

“Çadra në rreshtin e parë 10 euro, më sjellin kafe sa jam në shezlong dhe paguaj vetëm 2 euro”, – komenton një italian i entuziazmuar.

“Ata që kritikojnë Shqipërinë janë sepse nuk kanë qenë atje”, thotë një tjetër. Dhe përsëri një tjetër: “Mjaft injorantëve që kritikojnë Shqipërinë, nëse nuk ju pëlqen, rrini në Itali. Është më bukur këtu”.

Mjafton të bëni kërkimin #Albania në TikTok, për të pasur dhjetëra shembuj të këtij lloji. Një i ri i përgjigjet një turisti italian që dokumentoi “detin e pistë dhe plazhin e mbushur me njerëz”.

“Është e qartë se je ende i dehur nga një natë më parë – thotë ai – po thua një tufë gënjeshtrash”.

Atëherë kush ka të drejtë?

“Realiteti është se varet se ku shkoni – komenton një tjetër italian që ishte me pushime në Shqipëri –

“Këtu ka shumë zgjedhje, por duhet të keni kujdes. Disa vende, ato më të kërkuarat, kanë çmime të larta dhe është e lehtë të zhgënjehesh. Por është plot me parajsë”.

Me pak fjalë, si për të thënë, e vërteta qëndron diku në mes. Megjithatë, nuk është e vështirë të gjesh shumë shembuj të videove totalisht negative.

“Miq shqiptarë, mos u zemëroni me fenomenin e momentit, jetoni në një vend fantastik”, – thotë në një video influencuesja Simone Coccia. Një gjë është e sigurt, napolitanët janë të çmendur pas Shqipërisë.

“A ka ndonjë venecian këtu? Unë shoh vetëm njerëz nga Napoli”, komenton me ironi një vajzë. Suksesi i Sarandës dhe qyteteve të tjera shqiptare është edhe falë tyre. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Thene kete…

    Shqiperia ka ende nje rruge shuuuuuuume te gjate perpara per te arritur standardet mesatare te sherbimit turistik.

    Ja sa te zdrukthtohen koke-cepshit qe merren me kete sektor.

    1. Me degjo, por mos ja thuaj njeriu: masonet kane bere disa kopje te Rames, per backup. Une jam vecse njeri prej tyre.

      Por s’jam Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *