• |
ide | kryesore

Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit, mbetet vetëm një vatër aktive

Lajme, Të fundit



Vatra e zjarrit që ka rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç është izoluar, por ka ende një vatër aktive e cila po mbahet në monitorim nga forcat e armatosura. Deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri nuk preku objektin e kultit.

Fatmirësisht nuk ka humbje jetë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve të zjarrëvënies, një 41-vjeçar.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si  dhe shkurre shqope, mare, dellinjë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *