• |
ide | kryesore

Vazhdojnë përplasjet Tiranë-Athinë/ Efektet anësore të dosjes Himara

Arkiva, Kryesore, Lajme
mitsotakis himare



Asgjë nuk shkon më për mirë mes Tiranës dhe Athinës. Ndërkohë që qeveria greke po kërkon me ngulm një zgjidhje për çështjen Beleri, duket se pozita e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por që për shkak të burgosjes nuk e lënë të betohet, duke rrezikuar të humbasë postin, po vjen duke u rënduar.

Menjëherë pas mbledhjes së liderve të Ballkanit në Athinë, ku Rama nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis, si shkaktar për burgosjen e kryebashkiakut minoritar, Fredi Beleri është zhvendosur nga spitali i burgut, ku mbahej në paraburgim, drejt qelive të Durrësit, që janë krhyer në një lloj institucioni izolimi për vip-at.

Lexo me tej:

Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë” 

Pra ndoshta është një përkim i rastësishëm, por sapo mbaroi takimi i udhëheqësve rajonalë me shefat e BE, nga e cila Shqipëria u la jashtë, pozita e Belerit u përkeqësua. Duket se palët po lëvizin çdo gur për ti ngritur nervat njëra-tjetrës. 

Kryeministri Rama bëri të martën një postim të gjatë në anglisht për pëjashtimin e tij nga tryeza prej Mitsotakisit që vijonte ta quante “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar”. Si rrallë ndonjëherë ai i kushtoi Greqisë dy postime brenda ditës duke i qarë dhe hallin për tragjedinë e zjarreve që ka pushtuar vendin fqinj.

Të dyja postimet e Ramës ishin të mbushura me zemra dhe me flamuj të dy vendeve sikur donte të tregonte se nga pala shqiptare nuk kishte asnjë hatërmbetje. Dhe për të vijuar në këtë linjë kryeministri porositi edhe dy skuadra zjarfiksesh shqiptare të kalonin kufirin dhe të ndihmonin kolegët e tyre që po luftojnë me zjarret në Greqi. 

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike 

Por, këtu ndodhi e papritura dhe e paimagjinueshmja. Duke mos dashur ti japë kryeministrit shqiptar privilegjin e një operacioni imazhi që e nxjerr atë në dritë të mirë, njësoj sikurse ndodhi me çuarjen e mjekëve në Itali gjatë kovidit, Greqia i ktheu zjarrfikësit shqiptarë mbrapsht, me justifimimin absurd se vendet janë plotësuar. Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se nuk ka nevojë për zjarrfikësit nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana që ishin nisur për të dhënë ndihmën e tyre, pasi Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sepse ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

Pra ky veprim simbolik, idiotesk në thelb jep mesazhin e qartë se se për sa kohë Tirana të vazhdojë ti zgjidhë të drejtat e minoritareve me shkelje flagrante të shtetit ligjor si në rastin e Himarës, Greqia nga “ëngjëll” do të bëhet “bishë”. 

Andi Bushati:“Dhurata” greke, për një president klloun 

E gjithë e keqja e këtyre cicmiceve nuk është as se Rama e humbi për një natë statusin e liderit global duke mos u ulur në darkën e shtruar në Grand Bretanja, as se vendodhja e Belerit në paraburgim u degradua dhe as se zjarfikësit u kthyen mbrapsht. Gjithçka fillon dhe mbaron në mes të majit kur me urdhër politik një kandidati opozitar të minoritetit iu vunë prangat dy ditë para votimit. Dhe kjo gjë ka bërë që mes dy shteteve të hapet një dosje e lënë mënjëanë, ajo e Himarës. Që pas mesit të viteve 2000-jë, as gjatë kohës së qeverisjes Berisha as gjatë mandatit të parë të Ramës, në paketën diplomatike mes dy vendeve Himara nuk qe më një diskutim në tryezë. Fillimisht me rrëmbimin e pronave që i duheshin “investitorëve strategjikë” dhe më pas me ndërhyrjen brutale për të penguar me polici dhe gjykatë zgjedhjen e Belerit, pala shqiptare e ktheu Himarën në pikë të nxehtë diskutimi në tryezën mes dy fqinjëve. Ky është thelbi i këtij konfikti që ka si efekte kolaterale mungesën e ftesës për Ramën apo mos pranimin e zjarrfiksave.

©Lapsi.al

 

 

 


7 Comments

  1. Greqia do gjithe jugun, te pakten ate qe ka mbetur pas marrjes se Camerise.
    Kjo politike e ndyre vazhdon qe nga 1820-ta.

  2. Ne fakt KM nik po ben ndonje gje specifike per Himaren apo minoritetin grek. Thjesht po

    ben ate qe ben ne gjithe Shqiperine, po sundon dhe nuk po udheheq, ka nderton nje regjim

    dhe jo nje shtet ligjor, po menjanon me cdo mjet opoziten per te menjanuar popullin opozitar

    po perdor pushtetin per te grabitur taksat e pronat e qytetareve shqiptare pavaresisht nese

    jane me kombesi shqiptare, rome,vlleh apo greke . Ndryshimi i vetem ne rastin e Himares eshte

    se atyre ka kush u del zot kurse qytetareve me kombesi shqiptare nuk ka kush u del, Greqia dhe

    Europa duhet te shohin nepermjet ketij rasti te Bejlerit se cfare regjimi monstuoz po sundon

    Shqiperine dhe se ky regjim po i zgjat ditet kryesisht fale mbeshtetjes se tyre per interesat e

    tyre ne dem te interesave te shumices se popullit shqiptar.

  3. “Saleh!
    Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

    Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”

  4. My question goes to stupid Albanians who thinks that USA and EU is interested on them

    Tell me something, Albanians, why America and EU invests in Serbia and not in Albania?

    Why Albanians can’t travel visa free in USA if they think that yanks are their ally?

    If uncle Sam wants Albania to join EU, Albanians can be members of union in a short period of time. Why USA don’t want you in EU?

    Why is Albania the poorest country in the Balkans and Europe?

    Why is pseudo western democracy failing in Albania?

    Why are all the countries of Eastern Europe and some of the Balkans part of the EU and Albania is left aside in the ranks of Turkey to never become part of the union?

    I’m waiting for your answers

  5. “ Duke mos dashur ti japë kryeministrit shqiptar privilegjin e një operacioni imazhi që e nxjerr atë në dritë të mirë, njësoj sikurse ndodhi me çuarjen e mjekëve në Itali gjatë kovidit, Greqia i ktheu zjarrfikësit shqiptarë mbrapsht, me justifimimin absurd se vendet janë plotësuar. “

    Kanë shkuar dje zjarrëfikset nga Shqipëria me kërkesë të Ministrisë së Brendshme Greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *