• |
ide | kryesore

“Dhurata” greke, për një president klloun

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit informal të Athinës, në përkujtim të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, më shumë sesa për marëdhëniet mes dy vendeve, na shërbeu për të kuptuar figurën qesharake që kemi në krye të shtetit. Presidenti Begaj e ka refuzuar ftësën e kryeministrit Mitsotakis dhe si përfundim askush nga shteti shqiptar nuk do të jetë, as në darkë dhe as në takimin shumëpalësh që do të mbahet në përkujtim të një evenimenti që përcaktoi, dy dekada më herët, hartën e rrugës së Ballkanit perendimor drejt Evropës.

LEXO ME TEJ:

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike 

Në pamje të parë, Bajram Begaj edhe mund të thoshte “JO”, pasi ftesa greke ishte një shantazh i kamufluar. Po të shohësh përbërjen e të ftuarve, ku janë edhe Vuçiçi edhe Albin Kurti edhe kryeministri maqedon Kovaçevski edhe shefat e qeverive të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, duket qartë se Athina ka thërritur qëndrat e rëndesës politike për çdo shtet. Në këtë kuptim, nëse dikush duhet të shkonte nga Shqipëria, ai duhet të qe Edi Rama. Provokimi grek është se për shkak të gjendjes së tensionuar mes dy vendeve, pas arrestimit të Fredi Belerit, ata e kanë futur Ramën në listë të zezë. Ata kanë dashur ti japin një sinjal, se me urdhërimin e burgosjes dhe mbajtjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës në burg, ai nuk mund të trajtohet si një lider i botës demokratike.

Pala greke edhe mund të ishte më protokollare dhe me e kujdesshme. Ata mund t’a kamuflonin përzgjedhjen e tyre me faktin se 20 vite më parë, në Selanik, delegacioni shqiptar kryesohej nga ish presidenti Moisiu, prandaj ata kishin ftuar tani pasardhësin e tij. Por, jo, grekët atëhere kur duan, dinë të jenë arrogantë deri në vrazhdësi. Mediat me burime nga pallati Maksimus nxituan ta bëjnë të qartë se Edi Rama po ndëshkohet për përdhosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Madje, madje, ata nuk u mjaftuan vetëm me lajme të infiltruara për shtypin, por vetë zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis doli për ta bërë të qartë se ftesa e munguar për kryeministrin Edi Rama ishte si pasojë e qëndrimeve për çështjen e Fredi Belerit.  

Zëdhënësi i qeverisë greke: Pse nuk e ftuam Ramën në Athinë 

Në këto kushte, një kryetar dinjitoz shteti i kishte të plota argumentat për ta prapësuar “dhuratën” provokative greke. Ai mund të bëhej serioz dhe të thoshte se në këto rrerhana qe i detyruar ta refuzonte ftesën. Nëse Athina e përcakton humorin e saj nga qefmbetjet politike edhe të drejta qofshin ato, Bajram Begaj, nuk duhet të kishte asnjë kompleks t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.

Por, fatkeqësia është se në këtë rast presidenti ynë nuk ka arsyetuar si shtetar, por si një lake i kryeministrit. Ky i fundit, pa denjuar ndoshta t’ia thotë as vetë, ka dërguar ndonjë këshilltar për t’ia komunikuar urdhërin se e ka të ndaluar të udhëtojë: “ti nuk mund të shkosh në këmbë të shefit”.

Prandaj në vend të një qëndrimi dinjitoz, i gjori Begaj, është dashur të gjejë një gënjeshtër që se beson as vetë. Ai i’u përgjigj grekëve që nuk shkonte në takim se e kishte axhendën të zënë.Pra se ai paskërsh më shumë punë edhe se presidenti i Serbisë, se kryeministri i Kosovës, Maqedoinisë, Kroacisë, Bullgarisë apo Rumanisë. Qesharake deri në ulërimë. 

Njësoj si në rastin e ardhjes së Klintonit (Shiko komentin video poshte), kur Rama as nuk e përfilli, harroi ta përfshijë dhe në protokollin e rëndësishëm dhe presidenca u detyrua të shpikë një justifikim shëndetësor për mungesën në ceremoni.

Komenti nga Armand Shkullaku ne Lapsi Videos

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Në logjikën e Ramës ai ka çuar një kukullën e tij në presidencë dhe kaq i del e i tepron për ta përdorur në mënyrën si po bën. Po me të njëjtën shpërfillje përbuzëse, kryeministri shkoi në mbeledhjen e përvitshme të OKB-së në vend të Begajt, duke prishur një regull të pashkruar të vendosur që në vitet 2000-jë, sipas të cilit, një vit shkon kreu i qeverisë e më pas kreu i shtetit. Rama as u merakos shtatorin e vjetshëm se radha i takonte Bajrom Begajt. Po ashtu ai e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës që do të mbahet në nëntor. Pra shkurt, ka vendosur ta trajtojë presidentin si leckë, ashtu siç bën me çdo institucion në këtë vend. 

Prandaj dhe provokimi grek, për të ftuar në përvjetorin e 20 të samitit të Selanikut, Begajn dhe jo Ramën, duke dashur të tregojnë përgjegjësinë personale të kryeministrit në çështjen Beleri, nuk na dha ndonjë lajm të madh. Të gjithë e dinim që qeveria greke dhe personalisht Mitsotakis e ka me Ramën. Por ky provokim, sado i poshtër dhe jo protokollar qoftë, na shërbeu për diçka: për të kuptuar se kemi një klloun në vend të presidentit. Një vit më parë u tha se në krye të shtetit u zgjodh një gjeneral, por tani askush nuk dyshon se aty gjendet një ushtar i autokratit.  

©Lapsi.al



42 Comments

  1. Kallezimin ne SPAK e dorezoi PD e Lulit, thjesht e dorezoi, sepse gjasat jane qe hartimin e atij materiali ta kete bere nje dore e kujdesshme anglishtfolese.
    Hetimi i asaj kulle ka gjasa te zbuloje te vetmin rast ne Evrope kur fluksi me i madh opozitar shet lekuren me stil gabi”Klani mafioz Trusti i Geshtenjave qe drejtohet nga salih karaxhic berisha

    1. Dhe qershia mbi tortë e spiunëve të Greqisë:
      – Njeriu i Sali Berishës në Greqi, Kryetari i Degës të PD për Greqinë, Paulin Dardha, i bëri sot thirrje autoriteteve greke të mbyllin kufirin dhe të mos lejojnë asnjë shqiptar të futet në Greqi, derisa të lirohet Fredi Beleri.
      Hëë, flisni tani…!

    2. Ky eshte gojore familjarisht
      Njesoje si pjella bastarde e ppsh se kurvit….
      Plus jevgjitet dhe shtresa e mbaruar e vemjeve qe i shet votat.
      Beleri e perrallat e tjera te fallxhores se kerrusur jane thjesht per te hellure trute e gomarit krejt deleve te vathes se nderkyer.
      Skeni pare gje akoma bushterr milet.

    3. Çfare mund te presesh nga nje ish oficer i diktatures….Dinjitet ?????? thotë:

      Ish ushtaraket e kohes se diktatures talibano-komuniste te Hoxhes ishin njerez pa shtylle kurrizore ,,duhet te thonin gjithmone si urdheron shoku komisar ….. nuk ndryshojne kurre ato dhe brezat me pas tyre ….
      Gjaku nuk behet uje , ngelet BASTARD PERHERE !

    4. gazetaret si Bushati jan njerez pa din e iman, per inat te Rames jan te gatshem te shesin gjysmen e Shqiperise. Nuk eshte habi qe tipa si ky e Shkullaku ti shohesh neser ne proteste per te liruar Belerin.
      Ky qe duartroket spakun kur arrestohen ministra por per Belerin (nje cope hajduti votash) thote qe e ka kapur Spakun Rama. Turp e faqe e zeze per kete nivel mjeran gazetaresh

  2. He ua koftë India nonën, ua koftë!
    Ndërsa e gjithë politika dhe shoqëria greke bëhen të gjithë bashkë, kundër qeverisë shqiptare për çështjen Beleri dhe Himarën, këtu në Shqipëri ndodh ndryshe.
    Gjysma e shqiptarëve janë bërë me Greqinë.
    Shqiptarët e udhëhequr nga tradhëtari i kombit Sali Berisha, janë kundër Shqipërisë dhe e quajnë Belerin të dënuar politik.
    Dhe dërguan në Himarë për të protestuar kundër Shqipërisë, Ivi Kason nga Sali Berisha dhe Ylli Manjanin nga Ilir Meta.
    T U R P ! T U R P ! T U R P !
    Aty thirrej -Himara tokë greke dhe përfaqësuesit e Berishës thonin , pooo…..
    He ua koftë Kina nonën, ua koftë!

    1. Të jeshë me të drejtën të quajnë tradhëtar e të jesh vasal i Vuçic je patriot.O të mjerë patronazhista!!!Ai që bëri Rama me Belerin veçse është një veprim antiligjor por dhe një antishqiptarizëm për vjedhjen e pronave të shqiptarëve atje.Beleri është një t’a quajmë grek por shumica janë shqiptarë.Patriot Rama që zbrazi vëndin nga të rinjtë.Ly është patriotizmi.Apo që e vodhi këtë vendin me bandën e tij.Qe po na largon nga Europa dhe që e ka kthyer në çifligun e tij Shqipërinë???? Patriot Rama që s’di nga e ka origjinën dhe që s’është shqiptar fare.

      1. @Gimi, nuk ka lidhje me Ramen kjo, se po ju del ne enderr Rama. Kjo ka lidhje me Greqine dhe futjen e hundes se madhe Greke ne sistemet tona te pushtetit – ne kete rast, ne ate te drejtesise. Nese ne togfjaleshet ‘armiku i Rames eshte miku im’ dhe ‘armiku i Shqiperise eshte armiku im’ ajo e para ka me rendesi per ty, vazhdo vellai se mire e ke.

      2. Po ja shkërdhefsha çfarë ka pragu Ramës, ( të them dhe Berishës, nuk po them se do më shash dhe se për Berishën ju shisni Shqipërinë, me det e me tokë) dhe Metës ndaç dhe Erjon Veliajt.
        E ka thënë Faik Konica. Armiqtë më të medhenj të Shqipërisë, janë shqiptarët.
        Në këtë rast, Sali Berisha.

      3. Gimi o trap. Mos fli nga ana ku vendos kembet. Bejleri dihet kush eshte. Kush e mbeshteti besoj e di. Qe Rama ka haracet e veta dhe kjo dihet por kurre nuk duhet te na erresoj syte qe mbeshtetjen tua japin grekeve sic rregullisht po ben edhe lapsi. Po behet Lapsi barcalete. Te krijohet pershtypja se sa cohen nga gjumi kane siper kokes se krevatit fotografine e Rames.

        1. rama dihet kush eshte, beleri eshte nje hic qe rama po e ben casius ne BE

          fotografine e rames e mban merua, minxhozi, lornec vangjeli, dritan hila, tak ngjela, frrok cupi, karo bolino, sokol balla, eni vasili, muhamed veliu, e plot e plot sharlatane gazekare , se jane shtuar aq shume ne kazanin e mediave te rames sa qe spo mban me

    2. Çështja beleri është çeshtje hajduterie e ramës qe e bën bejlerin të burgosur politik. Po ik futi i dor llallë se ste ka dalë vapa sot.

  3. Andi Bushati eshte nje fije peri perpara se te filloje te shaje me nene te gjithe. Per fat nuk e merr njeri seriozisht.

    1. ktij karit president , i ka thon rama , po shkove te qiva robt! te futa mren per aferen e portit te limionit!

      dhe kari ne vend te interesave te shqiperise i ben karshillek europës duke thene qe kisha axhende tjeter!

      po ca kari axhende ti mer president pordhe groshe te ushtrise!
      do i futesh nje tas grosh pa lek ne presidence o robqir qe te perdor rama si pupac , pupac groshe

  4. Ndaj Fredi taksirat e ke, por “Amanet Mushkat” ka një shprehje legjendare Avokat Ngjela. Do të të duhet t’i bësh ca vite pas hekurave dhe as bekimet e hiresisë së tij këtej dhe as kërcënimet e shkëlqesisë së tij andej kufirit, s’të bëjnë derman o xhan.

    1. sa kar!

      kujton se po i ha kari kujt se do bej burg beler-rama!

      problemi eshte qe behet ceshtje nje problem qe seshte, behet himara greke se rama i burgos kryetarin per te vjedh vete!

      Kjo burgosje politike po faktorizon plehra si beleri dhe po dobeson palaco si rama

  5. ‘Foltorja’ nis hapjen e gropës pas “Teatrit”, lëvizja “Bashkë” thirrje për protesta dhe për ta ndaluar,Klani mafioz Trusti i geshtenjave duhet te arrestohen e te burgosen,i pari salih karaxhic berisha si kapo e ketij klani kriminal.

  6. Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

    Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

    Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën.Trusti i Geshtenjave klani mafioz ku kapo eshte salih karaxhic berisha.

  7. “Denoncimi” pa prova i qytetarit, mbaron me fjalët: Hidhe nesër në ora 09:00, natën e mirë.

    Tani, nuk kuptohet nëse Qytetari Dixhital i propozon Berishës dhe orarin se kur duhet ta postojë. Apo Berisha e kishte këtë porosi për stafin që i mirëmban Facebook?Ilacin Haloperidolin jepja salihut por me orar,mos lejo te abuzoje salihu,se ben Llaxoren neper fcb

  8. “Saleh!
    Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

    Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”

  9. një ish-sekretar partie për 25 vite me radhë, që e shfrytëzoi në mënyrën më të keqe Partinë Demokratike, duke i marrë asaj gjithçka dhe, në këmbim, duke mos i dhënë asgjë, duke shkatërruar shtetin në favor të pushtetit, duke përdorur nga metodat më të poshtra dhe më të pamoralshme për të zbuar të gjithë intelektualët dhe duke e udhëhequr me një grusht injorantësh rreth vetes

  10. Bashkimi po, mund të ndodhë, por kur të largohet arsyeja që na ndau. Ai quhet Sali Berisha i cili është lideri më i izoluar dhe më i refuzuar nga Perëndimi edhe se Enver Hoxha.

    Është vetvrasje politike të pretendosh të dalësh me kandidat të përbashkët me atë lëvizje politike që ti, SHBA, Britania e Madhe dhe opinioni publik e kanë etiketuar si përfaqësuese të korrupsionit.trusti i geshtenjave klani mafioz kapo salih karaxhic berisha

  11. Zëri i Amerikës: Nëse testimi final në Shpirag del me sukses, SHELL do investojë në Shqipëri 7 miliardë euro

    1. edhe pse kenaqesh ti? se do behet i pasur sorrosi middleman i shellit ne shpirag?

      kujton o loqe qe do perfitosh noi gje? maksimumi do kape rama noi kocke te vogel..

      shiko pak vendet qe kane nafte si libia, venezuela, nigeria,etj, shtoji ukrainen. vende qe jane si shqiperia

      nese nuk e kupton lexoje dhe njehere po nuk e kuptove perseri, drejtoju literatures boterore

  12. Si gjithnjë, tufën e avokatëve politikë të Belerit në Shqipëri e udhëheq politikani më i inkriminuar, Sali Berisha, përgjegjës për dhjetëra krime të kryer gjatë këtyre mbi tri dekadave, i shpallur non grata nga Perëndimi si “minues i demokracisë dhe përkrahës i korrupsionit madhor”, apo më herët “ordiner i rrezikshëm”.
    Trusti i Geshtenjave klani kriminal e famkeq ne ballkan i udhehequr nga serbo shqiptari salih karaxhic berisha dhe ceceni Gimi qe qendron mbas bythes se salihut kur ai dhjet.Intelektuali funksional i salihut qe njeh literature boterore,i gjori ti o loqe qe kurre nuk u poqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *