• |
ide | kryesore

Zëdhënësi i qeverisë greke: Pse nuk e ftuam Ramën në Athinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
greke



Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka sqaruar këtë të diel arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në takimin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbajë me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Athinë. Ai ka pranuar se shkak janë bërë qëndrimet e Ramës për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që vijon të qëndrojë në burg. Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, – ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke.

Në vend të Ramës, qeveria greke i dërgoi ftesë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, por ky i fundit e refuzoi me argumentin se “kishte agjendën e përcaktuar” për këtë datë.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në rajon do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Sipas mediave greke, nisma e kryeministrit Mitsotakis kërkon të tregojë forcimin e rolit udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019. Ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Ky eshte fillimi i fundit te liderit global. Nje hap i madh per Shqiperine dhe shqiptaret.

    Kujton ky se mashtron vendin e Uliksit.

    1. vendi i uliksit mashtrues deshe te thoje apo i akejve qe ne antikitet ishin mashtrues. Rama po ben mire qe nuk shkon..Nuk na plasi askujt nga Shqipetaret te merren me grekerine

    2. Rama eshte kokrra e bythqirit, palaco antishqiptare sorrosiane.
      Ama, se nuk e ftuan jevgjiterit e Gerqise, nuk na plas fare. Edhe sikur ta ftonin, ate apo ndonje tjeter, more do benin te mos shkonin.
      C’i duket vehtja ketyre moramaneve grekqire, te mbytur ne borxhe qe nuk i lajne dot as per 200 vjet, dhe duan te bejne si lider rajonal, tu japin mend te tjereve. Te kishin mend ata nuk ishin bere turpi dhe shembulli me i zi ne bote se si nuk duhet udhehequr nje shtet.

  2. Pavlos, jo se ju jeni burra më të mirë, por bëtë mir që nuk e ftuat krye-hajdutin tonë. Se mos bëni gabim t’a thërrisni kur ai të lirojë kryebashkiakun e Himarës. Jini konsekuent, ka shumë të tjerë që vuajnë padrejtësite e këtij regjimit tonë, (të paktën sa për sy e faqe)!

    *Diçka tjetër… i keni hequr ato revistat porno që shiten hapur nëpër kioska në mes të rrugëve të Athinës?

  3. Ju jevgjiterit te rruani karin.

    Beler moterqiri do kalbet ne burg dhe gjithe himariotet tradhetare do humbasin pronat.

  4. Te pretendosh se je lider ne Ballkan dhe te tentosh ti vesh kushte Shqiperise se po zbaton ligjin jane gjera qe nuk shkojne.

  5. Deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke se “përse nuk e ftuam Ramën në Athinë ” është jo vetëm tipike ballkanike, ku supa e hakmarrjes hahet e ngrohtë , por edhe jashtë çdo norme diplomatike.

    Pavarësisht situatës së krijuar së fundmi për burgosjen e Bejlerit, deklaratat e Athinës zyrtare dëshmojnë mungesën e vullnetit politik për të zgjidhur qejfmbetjet me qeverinë shqiptare përmes komunikimit të drejtpërdrejtë Mitsotakis-Rama.

    Medalja ka gjithmonë dy anë dhe raportet mes shteteve nuk ndërtohen si dikur, as me martesa e krushqira politike dhe as me goditje nën brez.
    Jetojmë një kohë ku politika nuk luan dot vetëm në lozha dhe politikanët dashur pa dashur shfaqen siç janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *