• |
ide | kryesore

Zbulimi i naftës në Shpirag/ Qindra miliona euro çdo vit për buxhetin

Arkiva, Kryesore, Lajme
pus nafte



Shqipëria mund të shndërohet në një superfuqi kontinentale të eksportimit të naftës dhe gazit si pasojë e një fushe të madhe naftëmbajtëse të zbuluar në Shpirag, pranë Beratit. Kompania ndërkombëtare Shell, që po sondon për një dekade në këtë zonë, falë hartave dhe zbulimeve të bëra në kohë të komunizmit, është në finalizim të një testimi që mund ta arrijë shifra rekord të nxjerrjes së 6 milionë fuçive në vit.

“Kjo e dhënë “do të ketë një impakt ekonomik dhe social të jashtëzakonshëm por dhe një pozicionim gjeopolitik dhe gjeo strategjik të ndryshëm për Shqipërinë” tha në një konferencë për shtyp, të organizuar enkas për këtë temë, kryeministri Rama.

Rama që ishte personalisht një ditë më parë për inspektim në fushat e Shpiragut shtoi se cilësia e naftës që pritet të nxirret mund të krahasohet – ose më saktë – “është në të njëjtat nivele si nafta Premium e Arabisë Saudite”.

“Testi do nisë në tetor” tha kryeministri duke bërë me dije se investimi do të nisë me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme do të shkojë 7 miliardë investim në vendin tonë.

Si di administrohen dhe ku do shkojnë paratë?

Për të absorbuar boomin e madh të parave që pritet të vijnë në buxhet nëse lajmi konfiroohet plotësisht, qeveria shqiptare po mendon ngritjen një një fondi sovran sipas modelit Norvegjez ku do të depozitohen milionat e grumbulluara nga renta minerare dhe taksat e tjera të nxjerrjes së arit të zi.

Kryeministri Rama foli për “qindra milionë dollarë në vit” që qeveria planifikon t’i administrojë përmes Fondit Sovran. “Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre” tha Rama duke shtuar se  rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Ai sqaroi gjithashtu se “Fondi sovran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit”.

©Lapsi.al

 

 

 

 



13 Comments

  1. O Edo une e di qe ti ke nevoje per njerz qe marrin risqe persiper edhe une jam gati ta bej qate burg por kerkoj nje rol administratori ne kete pusin e shpragut. Nje vit burg e kam 100 mije Euro ,me oferte per ty 70mije Euro pas takses kuptohet. Dhe bjeri qe daja ti firmos une te gjitha. E kupton besoj jam shume me leverdi ne krahesim me care te ofrojne tigrat, derrrat dhe dosat. Me mer ne tel nqs je dakort.

    1. Perfitimet nga nafta e shpiragut- 10 % renta minerare dhe 50% fitimi🤣😂😂.
      Edhe per puset e naftes qe shfrytezohen nga Bankers perfitimet teorike jane 10% dhe 50% por sa merr shteti , vetem 10% renta minerare se tatim fitimi ka marre mu….. n ne keta 30 vjet , sigurisht ne pusin e shpiragut do marri ka……
      Kjo per faktin se kompania qe po shpon ne shpirag i kane shkuar kostot aq shume dhe humbjet deri ne finalizim aq te medha sa nga viti 2035 shteti shqiptare do marri tatim fitimi.
      Por le te talli loqet Babloku se ky popull keshtu e ka dashur, keshtu e do dhe keshtu ka per ta dashur,
      Fondin sovran do ta marre me PPP Ilir Beqja se ai ja di telat puneve te dovletit😂😂😂

    2. “Saleh!
      Kullën nuk e lëviz dot nga qendra, as Shkëlzenin nga vila luksoze e Shtufit, as faturat e klinikës tënde në Vjenë, nga ortaku kullës, që ty nuk ta mban ti bësh publike.

      Të vetmen gjë që mund të bëj është që grupin e boronicave dhe të sterilizimit ti ndihmoj të kenë kushte të mira në burg”

      1. Si sot dhe mot ,ti i paloqja i ores 17:45 do i hash mutin Bershes, siç po ja hane ne fakt e gjithe hajduteria e ridhjerjes!Ok?

  2. Do hane me luge floriri – tha Enveri kur morri pushtetin ne 1945 dhe e mbajti fjalen. Edvin K Rama ka dhe experience ne keto 12 vite per te administruar te ardhurat e shtetit e une e besoj qe vertet do i a hedhim fukarallekut . Goxha leke jane nbledhur nga nafta , kromi, bakri , energjia elektrike e hidrocentralevet e tj. E ne i paca dutet e shkurtra do e le amanet qe te ma bejne varjn prej floriri. Te pakten ne pensionistet ( qe i dhimbemi kaq shume Km) do te vdesim te lumtur packa se e dhtyjme muajin me $ 100

  3. Tani te bejme depozitat ne toke si amerikanet per te depozituar naften.
    Nga nje makine falas per te gjithe.
    Tjerr lesh tjerr nga ai i Ballukut….
    Harvardi nuk te duhet se leksionet e vjedhjes i di me mire ti.

  4. LAJM PER TE SHPERQENDRU OPINIONIN
    BO GATI QEVERINE TJETER QE DO RRASESH NE BURG NGA KONCESIONI I STERILIZIMIT.

  5. Hahahaha tallni karin me kete milet tallni. Qindra milione euro ne buxhetin e shtetit, aq sa buxheti mori nga Bankers, lesht e currit gjithe keto vite. Duhen keto shashka per te rritur cik optimizmin sepse vetem skandale rilindase cdo dite,nuk eshte mire dhe per sufllaqet sepse ju behet gjithmone me e veshtire bythlepirja. Pastaj keto marksisat e perendimit per 6 vjet do na detyrojne te ecim vetem me makina me bateri (ose me mushka:))), sdo perdoret me nafte ” se ndotet ambjenti”, kshu qe kush do e bleje?🤔

  6. Kush i beso mfies, banditeve, drogmenit, e hajdutit, tere jeten nen mashtrim e vjedhjen do e kete.Ky pushtet e vertetoi se sa e do popillim.

  7. Epo sjell fat Rama!

    Sikur te mos mjaftonte thjesht fati qe shqiptaret kane nje Kryeminister kaq te mire sa ai… opa… doli edhe nafta ne Shpirag!

    Prekni hunden, (ose bolet kush ka bole), qe te mos ju marrin mesysh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *