• |
ide | kryesore

Video/ Astana shënon katër herë, tre i anullohen: Partizani i falet VAR-it, por kthimi është i vështirë

-Instant, F1, Sport, Video
Partizani


Mund të jetë lodhja, rruga e gjatë, madje edhe fusha sintetike e stadiumit Astana, por 1-0 me të cilin Partizani doli i mundur nga Kazakistani duket si një bekim nga qielli në krahasim me atë që mund të ishte. Pikërisht kështu, sepse në vajtjen e playoff të Conference League, Astana pa t’i anullohen tre gola me VAR për pozicion jashtë loje. Fati ishte me të kuqtë, por në kthim duhet shumë më tepër për të tenuar hyrjen në grupe dhe 2.94 milionë euro plus.

Zekic mund të jetë i kënaqur përgjysëm. Rezultati është nga ata që japin shpresë. Përpara Partizani nuk bëri aspak keq, me kundërsulmet e shpejta të Rrapaj, Cara e Murataj që shkuar disa herë pranë golit. Nga ana tjetër, shqetësimi rritet për dëmtimin e Grezdës dhe mënyra e lojës shumë larg kundërshtarëve mund të ishte penalizuar rëndë (nëse nuk do të ishte VAR).

Sidoqoftë, Partizani kërkonte dëmet minimale nga transferta me Astana dhe ashtu ndodhi. Zekic ka dalë me një humbje minimale, me shpresën se në kthim gjërat do të shkojnë ndryshe në takimin e javës së ardhshme në “Elbasan Arena”. Nëse është e vërtetë sindroma e kazakëve në transfertë, atëherë të kuqtë mund të shpresojnë. Memorja efundit është leksioni i dhënë nga Ludogorets, që në Bullgari e mposhti 5-1, pasi Astana kishte fituar 2-1 të parën.

PARTIZANI, I BRISHTË NË KONTRASTE

Siç pritej, sfida foli për vendasit, të cilët kërkuan e krijuan raste për shënim para portës së Qirkos. Loncar dhe Tomasov me goditjet nga jashtë zonës u dëshmuan problematikë. E megjithatë, Qirko reagues në të gjitha situatat, u dorëzua vetëm në fund të pjesës së parë. Goditja e Loncar u përplas në trupin e Sotës dhe portieri nuk mund të bënte asgjë. Partizani e ndjeu goditjen dhe mund ta kishte pësuar keq, sepse Astana në fund të shtesës shënoi përsëri, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.

Partizani gjëra të mira bëri, në pjesën e dytë ndoshta edhe dicka më mirë. Por tentativa për qarkullim topi ka edhe kostot e tij. Pasi Rrapaj shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi me kundërsulmet që u krijuan, Astana u kthye e rrezikshme. Dy të majta të kalibruara të Tomasov, pothuaj identike, për fat u ndalën nga sinjalizimi i VAR që u prishi festën. Kështu, rifillon gjithcka nga 1-0, që lë hapur të gjithë skenarët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *