• |
ide | kryesore

Rama flet për problemet me Kadastrën/ Sistemi funksionon, por nuk i futesh dot mik

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për dixhitalizimin e shërbimeve nga Kadastra, gjë që ka sjellë problematika për shumë qytetarë, por edhe noterë.

“Sa i përket Kadastrës, kjo është një tabelë e të dhënave të Kadastrës. Me blu aplikimet hyrëse, me portokalli përgjigjet. As nuk diskutohet që sistemi funksionon, nxjerr në kohë të dhëna, por jemi në fazën kur sistemi duhet nga njëra anë të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën, noterë, sekserë, buburreca brenda në Kadastër nuk kanë më pushtet mbi fatin e aplikimit të qytetarëve në Kadastër. Nga analizat e bëra, po ju jap vetëm një fakt që flet shumë, që 30% e aplikimeve të noterëve dhe noterët janë persona që nuk është se prekin kompjuterë për herë të parë, 30% bëjnë gabim. Sistemi ka një të keqe të madhe që nuk i futesh dot mik. O ta pranon, o nuk ta pranon. Nuk i futesh dot mik sistemit”, tha Rama.

Sipas tij, një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme është që me sistemin e ri është bërë një operacion masiv i trajtimit të aplikimeve të mbetura.

“Do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet. Prapambetjet për çdo drejtori ku pavarësisht punës së madhe që u bë për disa vite në raport me llahtarën që trashëguam, faktikisht rendi i punës ishte jo i drejtë. Sistemi nuk të lë. Sistemi thotë ka aplikuar i pari ky person, ky do ta marrë i pari përgjigjen. U bë një pastrim i madh i të prapambeturave dhe pastaj u fillua me praktikat korrente të procesit. Përpunim i aplikimeve të vjetra ka variuar sipas kapaciteteve, drejtorive, por e vërteta është sot që nga njëra anë, sistemi në vetvete, sistemi dixhital nuk ka probleme, por kultura e punës, njerëzit e mësuar ndryshe, çorientimi sepse shumë nga ata në Kadastër e nxirrnin muajin jo me rrogën, por me nderet që bënin krijoi ngërçin e tyre”, tha ai.

Po kështu Rama deklaroi se gjatë gushtit ka pasur rritje të aplikimeve.


3 Comments

  1. O KOQE KANARI TY TU KA SHPARTALLU SHTETI ( me dashje per te vjedh) KY THOT QIQRA NE HELL ME INTELIGJENC ARTIFICIALE.

  2. Ky kur flet per futje miku e ka per veten e vet qe merr dhe kameramanim ne telefon lere me te tjeret. Trap komunisto-nazist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *