• |
ide | kryesore

Gushti problematik/ 53 shoferë të arrestuar vetëm në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan



Policia Rrugore në Elbasan ka bërë bilancin për muajin gusht. Sipas të dhënave policore janë arrestuar 53 shoferë, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur ose pa patentë.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Detaje nga policia: 

Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Gjithashtu, kontrolle të shtuara, me pajisje bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Gjatë muajit gusht, në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 53 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, nga këta 16 drejtues automjetesh në gjendje të dehur dhe 37 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8087 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

1325 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

854 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

342 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

506 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

3751 drejtues automjetesh, për shpejtësi tej normave të lejuara.

288 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

1021 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *