• |
ide | kryesore

Makina përplas qytetarin me biçikletë në Vlorë, shoferi ia “mbath” nga vendi i ngjarjes

Lajme, Të fundit
person



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë ku një makinë ka përplasur një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Mësohet se mënjëherë pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur postoblloqe dhe po shikon kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e automjetit. Ndërkohë i aksidentuari është transportuar në spital për mjekim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *