• |
ide | kryesore

Bonucci në Champions me Union Berlin, Juventus do ta shohë nga ekrani: “Do t’i përshëndes tifozët”

-Instant, Sport
Bonucci


Leonardo Bonucci te Union Berlin është punë e kryer. Ish-mbrojtësi i Juventus është akorduar me gjermanët dhe do të zbarkojë në kryeqytet në mbrëmje për vizitat e zakonshme dhe nënshkrimin e kontratës. Kapiteni i një mijë betejave me Juventus kishte pak fjalë për të thënë në aeroport: “Do të ketë një mënyrë për të përshëndetur tifozët”, deklaroi ai përpara se të kalonte kontrollet për fluturimin. Bonucci duhet të nënshkruajë një kontratë vjetore, duke u rikthyer kështu për të luajtur në Champions League. E do ta bëjë pikërisht në vitin në të cilin Juventus nuk do të luajë në asnjë kupë. Gjermanët mundën konkurrencën e Lacios, e interesuar gjithashtu për lojtarin.

Drejtori sportiv i Berlinit, Runhert, kishte shpallur zyrtarisht interesimin e tij për mbrojtësin italian. Madje ai kishte paralajmëruar se vendimi do të merrej të premten e javës së kaluar. Edhe pse me pak ditë vonesë, nga sa mendente drejtuesi i Union, marrëveshja tashmë është realizuar. Në Berlin, Leonardo do të gjejë Robin Gosens, ish-lojtari i Inter, i cili sapo është transferuar në Gjermani, ku debutoi me një dygolësh.

Lexo më tej:Allegri thyen heshtjen për ish-kapitenin: “Me Bonucci ishim të qartë nga shkurti, ose nisu ose tërhiqu”

JUVENTUS DO TË PAGUAJ NJË PJESË TË PAGËS

Leonardo Bonucci do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm. Pas përfundimit të marrëdhënies me Juventus, që e kishte nxjerrë jashtë skuadrës duke mos e konsideruar në projektin teknik, mbrojtësi i lindur në vitin 1987 ka pranuar transferimin në Gjermani në orët e fundit. Nesër ai do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore të cilat do t’i paraprijnë nënshkrimit të kontratës. Kohëzgjatja duhet të jetë për një vit me opsion për një tjetër. Juventus do të ndihmojë në pagimin e një pjese të rrogës (3.5 milionë do të paguajnë bardhezinjtë) së lojtarit. Duke pranuar ofertën e Union Berlin, Bonucci do të ketë mundësinë të luajë në Champions League vitin e ardhshëm. Juventus do ta shohë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *