• |
ide | kryesore

Juventus nuk rrezikon më në Champions, Ceferin: “Nuk mund të dënosh dikë pas 10 vjetësh se gaboi tani”

-Instant, Sport
Ceferin


Aleksander Ceferin është rikthyer të flasë për përjashtimin e Juventus nga kupat evropiane të sezonit të ardhshëm: “Më duket logjike që një klub që nuk ka respektuar rregullat përjashtohet nga garat evropiane – tha presidenti i UEFA-s për l’Equipe -. Ishte një vendim nga një organizëm i pavarur, siç është Kontrolli Financiar i Klubeve”.

Ceferin megjithatë ka artikuluar një frazë, që është melodi për Juventus dhe tifozët e tij. “Përjashtim i ri kur të kthehen në Champions League? Nuk mund të ndëshkosh një klub pas 10 vjetësh, nëse ka bërë diçka të gabuar tani. Nuk mund të vendosësh të përjashtosh Juven në 2028, ose kur të kualifikohet në Champions League të ardhshme”.

Lexo më tej: UEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

Ceferin më pas pranoi se për bardhezinjtë është një ndëshkim i rëndë sidomos nga pikëpamja ekonomike. E kjo, pavarësisht se skuadra ishte kualifikuar vetëm në Conference League, pas penalitetit të pësuar në kampionat: “Për çdo klub europian një sanksion si ai i pësuar nga bardhezinjtë është i rëndësishëm. Ai shkakton një humbje ekonomike nga 40 deri në 50 milionë euro. Nuk është gjë e vogël, sidomos nëse je një klub në vështirësi të rënda financiare”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *