• |
ide | kryesore

UEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

-Instant, F1, Sport, Të fundit
Juventus



Është marrë më në fund vendimi i shumëpritur në lidhje me të ardhmen e Juventus në Kupat e Europës në sezonin 2023-2024. UEFA ka nxjerrë vendimin përfundimtar në lidhje me Juventus. Klubi bardhezi është përjashtuar nga Conference League 2023-2024 dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion evropian. Juventus u dënua edhe me 20 milionë euro gjobë. Nga këto, 10 janë të kushtuzuar me bilancet 2023-2024-2025, nëse nuk plotësohen kriteret e UEFA-s.

Vendin e Juventus do ta zërë Fiorentina. Skuadra e Italiano do të marrë pjesë në paraeliminatoret e Conference League, pikërisht si vitin e kaluar. Violat e mbyllën në vendin e tetë kampionatin e fundit të Serie A. Tani do të mund të provojnë sërish ecjen drejt kupës që i shpëtoi në finale edicionin e fundit.

Lexo më tej: Përjashtim nga Conference League e gjobë për fitimet kapitale fiktive: punë orësh vendimi i UEFA për Juventus

KOMUNIKATA E UEFA-s

Gjatë sezonit 2022/23, Dhoma e Parë e CFCB, e kryesuar nga Sunil Gulati, hapi hetime ndaj Juventus (ITA) dhe Chelsea FC (ING) për shkelje të mundshme të rregulloreve të UEFA-s për Licencimin e Klubeve dhe rregulloret e Fair Play Financiar. Dhoma e Parë e CFCB arriti në përfundimin se Juventus (ITA) shkeli kuadrin rregullator të UEFA-s. Ata shkelën marrëveshjen transaktive të nënshkruar në gusht 2022. Si rezultat, Dhoma e Parë e CFCB ndërpreu marrëveshjen e lidhur me klubin dhe vendosi:
• të përjashtojë Juventus nga gara 2023/24 e UEFA-s për klube për meshkuj;
• t’i imponojë një kontribut financiar shtesë prej 20 milionë euro për klubin. Nga kjo shumë, 10 milionë euro janë të kushtëzuara dhe do të aplikohen vetëm nëse pasqyrat financiare vjetore të klubit për vitet financiare 2023, 2024 dhe 2025 nuk përputhen me kërkesat e kontabilitetit të përcaktuara në Shtojcën G të Rregullores financiare të UEFA-s për Licencimin dhe Qëndrueshmërinë e Klubeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *