• |
ide | kryesore

Milionat në arkë, rikthimi i Atanaskoski dhe dilema Mba: Partizani gati të sfidojë Astana, për takimin me historinë

-Instant, F1, Sport
Astana


Partizani është gati për takimin me historinë. Të kuqtë duhet të përmbysin humbjen 1-0 në kthimin e playoff të Conference League. Një rezultat i komplikuar për tu përmbysur, duke parë edhe nivelin e kundërshtarin, por me statistikat në favor. Astana është larg nga të qenit impresionuese në transfertë. E Zoran Zekic do të mundohet ta shfrytëzojë këtë detaj, pavarësisht se e di edhe vetë sa e vështirë është: “Astana mundet jashtë? Nëse flasim për Dinamo Zagreb e Ludogorets, janë një nivel tjetër nga Partizani në këtë moment” deklaroi tekniku në konferencën për shtyp.

MUNGESAT

Lajmi më i mirë është rikthimi i Atanaskoski pas pezullimit dhe rikuperimit të Eros Grezdës. Sytë e të gjithëve në kampin e kuq janë te Christian Mba, që ka qenë në garë me kohën për t’u rikuperuar. Dje në pjesën e parë të seancës ai është parë të stërvitet me grupin, edhe pse shanset që ta nisë nga minuta e parë duken të vogla. Nga ana tjetër, problem tjetër i rëndësishëm mësohet të jetë Adnard Mehmeti. Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë seancës së parafundit dhe me shumë mundësi nuk do të luajë.

FORMACIONI

Zekic nuk mund të mos ndryshojë, duke patur parasysh edhe tre golat e anuluar me VAR të Astana. Tekniku kroat do ta ndryshojë Partizanin, në krahasim me ndeshjen e pare. Në lojë janë future dëmtimet, por edhe rikthimi i Atanaskoski. Kështu, në mesfushë Murataj-Maget-Rrapaj janë pothuaj të sigurtë. Sulmi nuk pritet të ndryshojë dhe në krah të Carës duhet të jetë Grezda.

PËRFITIMET

Klubi i Partizanit ka të sigurta deri më tani 1 milion e 410 mijë euro të arkëtuara për rrugëtimin që ka bërë në Europë, teksa e nisi nga Liga e Kampioneve dhe më pas vijoi në Ligën e Konferencës. Kalimi i dy tureve në këtë kompeticion e dërgoi në fazën “play off” me një rekord absolut për ekipet shqiptare, që ishin katër fitoret radhazi. Në bazë të bonuseve që jep UEFA për skuadrat që kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, me një llogari të thjeshtë “demat” do të arkëtonin në total 3 milionë e 340 mijë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *