• |
ide | kryesore

Pajaziti “Demollari” i ri, Simoni u pikas nga skauti më i mirë i Eintracht: Bushi zbulon talentet kuqezi U21

-Instant, Sport, Video
Pajaziti



“Kam thënë para 1 viti dhe e përsëris. Pajaziti është Demollari i ri. Ai ka patur luhatje, nuk është stabilizuar, por do të bëhet lojtar i madh për ekipin A”. Alban Bushi e nis kështu zbulimin e talenteve që ka aktualisht në kombëtaren e tij U21, që është gati për të nisur fushatën kualifikuese për Euro 2025.  Tekniku është i bindur se në seleksionin e tij ka lojtarë që në të ardhmen do të jenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen kuqezi.

Nëse do të zgjidhte, Bushi evidenton fantazistin Pajaziti si Demollari i ri, pa harruar të tjerë si Kurtulan apo Berisha. “Janë gjitashtu edhe Kurtulan, Berisha apo edhe të tjerë. Nuk dua të përmend emra, sepse do harroj pastaj ndonjë. Edhe Ramadani që dukej lojtar i zakonshëm u rrit jashtëzakonisht shumë duke punuar. E ja që tani luan në Serie A. Nëse këta të rinj punojnë si Ramadani, mund të arrijnë lart. Ju kujtohet kur thoshin për të që nuk ka potencial për nivele të larta”.

KUSH E ZBULOI PORTIERIN SIMONI?

Porta mund të jetë thembra e Akilit e kombëtares së parë, por edhe asja U21. Jo për mungesë talenti, por për mungesë minutash. E në këtë këndvështrim, tekniku u ngacmua për të ardhmen e portierit Simon Simoni. “Patjetër që Simoni është nga kryesorët, harrova ta përmend pak më parë. Është me shumë talent dhe po e tregon te Frankfurt. Duhet të kuptoni që është një klub kaq i madh e merr një lojtar nga Shqipëria. Kjo do të thotë se kanë parë diçka. Simoni u pikas nga skauti më i mirë i tyre, që ka në fokus portierët. Kështu që e ardhmja do të jetë në duart e tij”.

Shqipëria U21 e Alban Bushit do të debutojë në 8 shtator në transfertën armene. Më pas, ata do të jenë të impenjuar me sfidën në shtëpi në 12 shtator me Rumaninë. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin E kualifikues, bashkë me Finlandën, Rumaninë, Armeninë, Malin e Zi e Zvicrën.

https://www.youtube.com/watch?v=66Ldck-wATE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *