• |
ide | kryesore

Video/ Bintsouka nuk mjafton, Astana eliminon Partizanin: Tomasov shpërbën ëndërrën grupe për të kuqtë

-Instant, F1, Sport, Video


Partizani eleminohet nga Astana, pas barazimit 1-1 në kthim në playoff të Conference League. Shuhet, kështu, në më të bukurën, ëndërra e të kuqve për tu prezantuar në grupet e një kompeticioni europian, për herë të parë në histori. Kazakët avancojnë më tej falë 1-0 në ndeshjen e parë, firmosur nga Loncar. Nuk mjaftoi dominimi i fushës, zotërimi i topit, rasteve të krijuara dhe avantazhit të Bintsouka. Një gol i Tomasov shkatërroi gjithcka, duke lënë Partizanin me keqardhjen se, me pak më tepër kujdes, do të kishin shkruar tashmë historinë.

NDRYSHIM STRATEGJIE

Zekic bëri disa lëvizje, duke ndryshuar mënyrën e të luajturit, në krahasim me ndeshjen e parë. Astana ishte shumë pritëse dhe Partizani e shfrytëzoi. Bintsouka lëvizi nëpër të gjithë frontin, ndërsa Atanaskoski, i rikthyer pas pezullimit, krijoi rastin më të rrezikshëm. E djathta e maqedonasit u devijua në fund nga portieri, që shpëtoi kazakët. Rrapaj, Cara e madje Bilali krijuan një mori situatash para portës. I vetmi që gjeti zgjidhjen ishte Bintsouka, që shënoi golin e avantazhit në minutën e 25′. Një goditje me kokë, që krijoi shumë shpresa e iluzione.

PAQARTËSI DIFENSIVE

Nga ana tjetër, Kocijan e Sota treguan se kanë shumë punë për të ndërtuar mirëkuptimin mes tyre. Tomasov goditi shtyllën në një paqartësi mes të dyve. E në fund të pjesës së parë, krijoi edhe një mundësi ideale për Darboe, që u ndal nga Qirko, në ndërhyrjen e parë shpërtimtare. Këtyre vakumeve difensive i shtohet edhe goli blitz i Astana, në minutën e parë pas rifillimit.

Partizani e pa veten të ngarkuar psikologjikisht nga idea se mund të humbiste një kualifikim, që u duk se e kishte në duar. Zekic provoi të gjitha kartat që kishte në dispozicion, madje edhe Prekën në fund si qendërsulmues. Rezultati nuk ndryshoi, për meritë edhe të portierit të Astana Condric, që evitoi një tentativë të vonë të Grezdës.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *