• |
ide | kryesore

Banorët e Nju Jorkut protestojnë ndaj krizës së migrantëve

Lajme, Të fundit



Postera me përmbajtje patriotike, brohoritje dhe simbole tjera – kështu duket Staten Island, në qytetin e Nju Jorkut. Banorët e kësaj pjese të qytetit, po kërkojnë mbylljen e një strehe migrantësh, që është hapur vetëm pak vite më parë.

“Janë të mirëseardhur nëse vijnë në mënyrë të ligjshme; nuk janë të mirëseardhur nëse vijnë në mënyrë të paligjshme. Këta njerëz nuk i ka verifikuar askush; nuk dimë se cilët janë ata,” thotë zonja Jenine Terranova, banore e Staten Island.

Por, të gjithë ata që janë në streha, kanë ardhur në mënyrë të ligjshme. Janë kontrolluar, fotografuar, u janë marrë shenjat e gishtave dhe janë futur në listën e azilkërkuesve të Agjencisë për Emigracion dhe Dogana.
Gjithandej në Nju Jork, sallat e vjetra sportive dhe objekte të tjera po shndërrohen në streha migrantësh ndërkohë që qyteti po ballafaqohet me vështirësi në përballje me fluskin e madh të migrantëve. Në Manhattan, migrantët po flenë në trotuar para Hotelit Roosevelt, i cili është shndërruar në qendër për strehimin e tyre dhe po përpiqet të akomodojnë të gjithë ata që janë dërguar nga Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.

Një protestë u mbajt para shtëpisë së kryebashkiakut të New Yorkut, Eric Adams, që kërkon ndihmë nga qeveria federale për t’u përballur me krizën. Ai po bën përpjekje që migrantëve t’u sigurohen shpejt lejet e punës.

“Më kanë thënë azilkërkuesit, me të cilët kam biseduar vetë. Duan të punojnë. Nuk ka asgjë më në kundërshtim me idenë e amerikanizmit se të mos i lejosh njerëzit të punojnë,” thotë zoti Adams.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet që migrantët të largohen nga shkolla e shndërruar në streha. Deri më tani, nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet e qytetit, ndërkohë që Nju Jorku vazhdon të përballet me vështirësi për të akomoduar migrantët që vazhdojnë të vijnë në këtë qytet./voa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *