• |
ide | kryesore

Video/ Tel, 18 vjeçari që po udhëheq Bayern në Bundesliga: M’Gladbach përmbyset në minutën e 87’

-Instant, Sport, Video
Tel


Bayern Munich fiton edhe në javën e tretë të Bundesligës dhe mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Në shtëpinë e Borussia M’Gladbach përfundoi 1-2, me golin vendimtar të Tel në minutën e 87′. Avantazhin e Itakura e kishte barazuar më parë Sané. Nëntë pikë edhe për Bayer Leverkusen, i cili shkatërroi 5-1 Darmstadt, me një dygolësh të Boniface. Stuttgart imponohet 5-0 në Freiburg, ndërsa Werder Bremen bën poker në Mainz. Fitore edhe për Hoffenheim 3-1 në Wolfsburg. Vetëm barazim 2-2 mes Augsburg dhe Bochum.

Bayern rrëzon tabunë e Borussia Park dhe mbetet në krye të tabelës falë rikthimit në pjesën e dytë. Sinjalin e parë e dha Sané, i cili goditi jashtë nga një pozicion i mirë. Në minutën e 25′ vendasit u kundërpërgjigjën me Friedrich, i cili goditi me kokë pjesën e lartë të traversës. Menjëherë pas kësaj erdhi edhe avantazhi i Gladbach, me goditjen me kokë në zhvillimet e një këndore të Itakura. Borussia gati dyfishoi me Weigl pak më pas, por portieri bavarez shpëtoi rezultatin. Sané provoi sërish në minutën e 39′, por goditja e tij me të djathtën u përplas në traversë pas një prekjeje të kujdesshme të Nicolas.

Në minutën e 54′ qendërmbrojtësi japonez ndaloi Goretzka në vijë, para se Müller të godasë jashtë për punë centimetrash. Skuadra e Tuchel barazoi në minutën e 58′ me Sané, që u shërbye nga Kimmich. Në lojë hyri dhe Gnabry e është ai dhe numri 6 që iu afruan më shumë epërsisë, por goditjet e tyre përfunduan jashtë. Në minutën e 87′, pastaj, Tel, i sapoaktivizuar, u kujdes për të shënuar golin e fitores. 9 pikë për bavarezët, në vendin e parë e vetëm një për Gladbach.

Bundesliga Germany

Augsburg 2-2 Bochum
Bayer Leverkusen 5-1 Darmstadt
Hoffenheim 3-1 Wolfsburg
VfB Stuttgart 5-0 Freiburg
Werder Bremen 4-0 Mainz
Borussia Monchengladbach 1-2 Bayern Munich


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *